© Copyright 2019 - SHLUJ "Universiteti Marin Barleti" - Tiranë. Të Gjitha Të Drejtat Të Rezervuara
Të garantojë që çdo student të ketë mundësi të barabarta për të zhvilluar aftësi për të ardhmen, të tilla si aftësitë e: lidershipit, sipërmarrjes, e prezantimit në publik, etj...
UMB i mbështet studentët jo vetëm lidhur me rritjen e tyre akademike dhe personale, por ka gjithashtu një fokus të veçantë lidhur me përgatitjen e studentit për tregun e punës dhe mbështetjen e vazhdueshme edhe në të ardhmen. Studentët ndihmohen që të ndërtonjë një plan individual karriere, të programojnë aktivitete të ndryshme akademike dhe profesionale, të provojnë të angazhohet vullnetarisht ose punësohen me kohë të pjesshme si pranë UMB apo partnerëve të universitetit, etj.
ORIENTIM KARRIERE
Planifikim individual karriere, përmes orientimit dhe këshillimit të vazhdueshëm për kërkesat e tregut të punës... Shërbimi i “Këshillimit dhe Orientimit për Karrierën” i ndihmon studentët të mësojnë më shumë për shtigjet e karrierës ndërkohë që janë ende duke studiuar. Njohja e procesit të rekrutimit, afatet e punësimit, shkrimi i curriculum vitae, letrës së interesit dhe përgatitja për intervistën për punë, janë elementë kyç gjatë kërkimit për punë. UMB ofron trajnime mbështetëse edhe për aftësitë sociale, si aftësi të rëndësishme për fuqizimin e studentëve dhe ndërtimin e karrierës.PRAKTIKA DHE PUNËSIM
Praktika profesionale, dhe punësimi i hershëm garantojnë një fillim të sigurt të karrierës dhe punësimit...
Studentët ndihmohen të njohin kërkesat e tregut si dhe të përcaktojnë mënyrat për të qenë të suksesshëm. UMB ofron mundësi që studentët e interesuar, të atashohen pranë departamenteve, instituteve dhe zyrave të administrates së universitetit, për të patur një përvojë vullnetare punësimi, duke u mbështetur me trajnime për: strukturën e universitetit, shkrim dokumentash zyrtar, etikë dhe protokoll. Studentët informohen pwrmes panaireve tw punwsimit dhe lehtwsohen nw kontaktet me bizneset dhe institucione.
PARTNER KORPORATIV
UMB së bashku me partnerët e tij janë aktorë të rëndësishëm të zhvillimit të shoqërisë...
UMB ka mbështetje UMB ka marrëveshje bashkëpunimi me institucione kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën akademike, në kërkimin shkencor, shërbimet komunitare dhe biznes. Këto institucione partnere dhe UMB ofrojnë mbështetje reciproke në rritjen e kapaciteteve të stafeve të tyre dhe studentëve të UMB, në ofrimin e shërbimeve për përfitues të një rangu të gjerë shoqëror, etj. “Youth Act”, “AIPA” dhe “Adriapol” janë tre institutet më të rëndësishme mbështetëse të punës kërkimore dhe në fushën e shërbimeve.