Është platforma IT e përdorur nga zyra e Karrierës dhe Alumni për të menaxhuar modelin për plotësimin e kërkesës dhe ofertës për punë. Ndërmjetësimi me tregun e punës në nivel makro synohet nëpërmjet përputhshmërisë së kurrikulave me kërkesat e partnerëve të biznesit e institucionet e tjera, pra tregut të punës, ndërsa në nivel mikro vendos në fokus studentin individual. Platforma e Punësimit në UniBa ka për qëllim lehtësimin në hyrjen e botës së punës të të sapo diplomuarve dhe promovimin e kërkesave për punë në kompanitë, organizatat si dhe shoqatat e ndryshme.
Platforma e punësimit realizon takimin virtual të kërkesave të punëmarresve apo kompanive të rekrutimit me studentët e sapodiplomuar apo në diplomim e sipër. Përparësia që ju jepet praktikave të rekrutimit, shpreh qasjen e UniBa-s kundrejt punësimit duke ofruar një vlerë të shtuar për industritë dhe operatorët e tjerë të tregut. I diplomuari në UniBa është i pajisur me aftësi dhe kompetenca të larta profesionale, prandaj Universiteti “Barleti’’ sigurohet që lidhja e tij me tregun e punës të jetë e kanalizuar drejt industrive që vlerën e tij të shtuar e përkthejnë në avantazh konkurrues. I gjithë ky proçes e afron platformën e punësimit të UniBa-s me praktikat më të mira të menaxhimit të talenteve.