Universiteti ‘’Barleti’’ dëshiron të bëhet, te sektorët e ndryshëm te biznesit, një pikë referimi i botës universitare. Për këtë ai vë në lëvizje një organizim qendror, në formën e hub-it, ku akomodohen dhe zhvillohen më tej të marrëdhëniet e UniBa-s me partnerë korporativë që operojnë në fusha të ndryshme.
UniBa gëzon një rrjet të gjerë partnerësh kombëtarë dhe ndërkombëtarë, të cilët do të shërbejnë si një levë në arritjen e synimeve të tij afatgjatë për ndërkombëtarizim. Partneret e UniBa-s janë universitete dhe biznese moderne, që kanë përqafuar me kohë sfidat e kohës. Ata janë një burim ekspertize për procesin e planifikimit, me përfshirjen e plotë në të gjitha fushat disiplinore, me oferta trajnimi novatore e cilësore që mbështesin zhvillimin e qëndrueshem. Partnerët janë një burim i vlefshëm i praktikës së mirë në mësimdhënien dhe mësimnxënien interaktive.