Programi I integruar I ciklit të dytë të studimit në Stomatologji synon pajisjen e studentëve me njohuri mbi konceptet teorike bazë dhe të thelluara e aftësi praktike për ushtrimin e profesionit të stomatologut dhe në përputhje me kërkesat e direktivës së komunitetit europian 78/687 CEE për ushtrimin e profesionit të stomatologut.Programi i studimit pajis studentët me metodologjinë më bashkëkohore të formimit shkencor e profesional, që mundëson njohjen e plotë të problemeve të shëndetit oral të personit të shëndoshë dhe të sëmurë.
Programi është i hartuar dhe organizuar bazuar në disiplinave formuese duke bërë integrimin e njohurive teorike shkencore që përftohen nga shkencat e formimit bazë të stomatologut, me njohuritë fispatologjike e klinike të mjekësisë së përgjithshme, dhe rritjen e njohurive dhe aftësive profesionale, me qëllim njohjen dhe vlerësimin në mënyrë kritike nga pikëpamja klinike por edhe social – kulturore të dhënat e gjendjes së shëndetit dhe sëmundjes së aparatit stomatik të individit.
Programi i studimeve në Stomatologji përfshin veç njohurive të formimit të përgjithshëm edhe njohuritë në lëndët profesionale si higjiene dentare, terapitë, profilaksitë në pjesën e parandalimit të sëmundjeve dentare, dhe lëndë që aftësojnë profesionistin në menaxhimin etik dhe njerëzor të problemeve të pacientit. Praktika profesionale/klinike e parashikuar për tu zhvilluar gjatë procesit mësimor, përveç aftësimit praktik të studentit, shërben dhe për aftësimin e tij drejt komunikimit me pacientin.
Plani mësimor - Diplomë Master i Shkencave në "Stomatologji (5 vjet - Program i Integruar)" (PDF)
Programi i studimit respekton standardet akademike duke i lidhur ato me aplikimet në fushën e shëndetësisë. Një pjesë e konsiderueshme e kurrikulës i dedikohet orëve praktike e laboratorike që bën të mundur aftësimin konkret të studentëve aq i nevojshëm për ushtrimin e profesionit menjëherë pas diplomimit. Studentet pas perfundimit te ciklit 5-vjeçar jane te afte ne punojne ne tregun farmaceutik shqiptar dhe te huaj.
Shëndeti oral është pjesë shumë e rëndësishme e shëndetit të njeriut dhe shpesh përcaktuese e shëndetit të tij të përgjithshëm. Në këtë këndvështrim, përgatitja e mjekëve stomatologë, profesionistë të aftë e me integritet është një kontribut i rëndësishëm për ruajtjen dhe forcimin e shëndetit të individit dhe popullsisë.Plotësimi i nevojës për mjekë stomatologë duhet të bëhet në radhë të parë me programe që garantojnë formimin e specialistëve të aftë për të ofruar shërbim cilësor. UniBa synon të formojë një elitë profesionistësh në fushën e stomatologjisë, duke përdorur eksperiencën e tij disa vjeçare në ofrimin e programeve të licencuara dhe akredituara dhe rrjetin e bashkëpunëtorëve profesionistë të fushës dhe operatorëve më të rëndësishëm shëndetësorë në vend.Studentet ne perfundimte ciklit 5-vjecar do te jene te mundesi te punesohen jo vetem ne sektorin privat por edhe ne ate publik.
Aplikimi për të studiuar në Universitetin “Barleti” në Programin e Integruar Master i Shkencave në “Stomatologji” bëhet përmes rregullave dhe udhëzimeve të përcakuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit(MAS).
Aplikantët fillimisht plotësojnë formularët A1/A1Z që të bëhen pjesë e sistemit.
Aplikimi bëhet në portalin e Maturës Shtetërore: http://matura.qsha.gov.al
Përzgjedhja e Universitetit “Barleti” dhe i Programit të Integruar Master i Shkencave në “Stomatologji” bëhet përmes formularit A2/A3 në periudhat që përcaktohen me udhëzim nga MAS.
I gjithë procesi i aplikimit kalon në tre raunde, të cilat përcaktohen nga MAS.
SJELLIM NË VËMENDJE se aplikanti/maturanti mund të bëhet pjesë e UniBa-së vetëm kur e zgjedh UniBa-në Programin e Integruar Master i Shkencave në “Stomatologji”.
Në Programin e Integruar Master i Shkencave në “Stomatologji”, pranohet për të ndjekur studimet shtetasi shqiptar ose i huaj që plotëson kriteret e mëposhtme:
Pranimi i studentëve në Programin e Integruar Master i Shkencave në “Stomatologji” bëhet mbështetur në kuotat e përcaktuara nga UB dhe të miratuara nga MAS, mbi bazë të standardeve të përcaktuara nga MAS, të akteve ligjore e nënligjore dhe rregulloreve të UniBa-së.
Procesi i pranimit/regjistrimit vijohet me nënshkrimin e marrëveshjes dhe mbyllet me marrjen e numrit të matrikulimit nga QSHA.
Tarifa e studimit në Programin e Integruar në “Universiteti Barleti” është ndër mëkonkurueset në treg, pasi synohet ardhja në ndihmë studentëve për t’i dhënë mundësi studimi. Likuidimi i tarifës kryhet me 3 këste.
Kohëzgjatja normale e studimeve në Programin e Integruar është 5 vite akademikë.
Koha maksimale e studimeve në Programin e Integruar është 5 vite akademikë.
Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife studimi shtesë.