Universiteti “Barleti“ i kushton një vemendje të veçantë orientimit të karrierës së studentëve të tij në nivel Bachelor dhe Master. Zyra e Karrierës dhe Alumnit së bashku me Klubin e Karrierës dhe punësimit ndihmon dhe asiston studentët duke ju ofruar njohuritë bazë rreth tregut të punës dhe ofertave që ky treg ofron.
Me qëllim ofrimin e një shërbimi sa më profesional pranë UniBA është formuar iniciativa më e re AM-Barleti Human Capital shpk. Kjo iniciativë ndër të tjera ofron shërbime të kualifikuara dhe specifike për studentët me anë të moduleve si: shkrimi i një rezumeje dhe letre motivimi të suksesshme; përgatitja për një intervistë të suksesshme; ofrimi i mundësive të intershipit dhe praktikave të punës etj. AM-Barleti Human Capital synon që në nëpërmjet trajnimeve dhe këshillimit e orientimit të karrierës të përgatisë studentët për tregun e punës duke lehtësuar integrimin e tyre si dhe sigurimin e një karriere të sukseshme si brenda dhe jashtë vendit.