Programi i studimit ofrohet me kohë të plotë dhe kohëzgjatja normale e studimeve në programin Master i Shkencave në “Punë Sociale në Sistemin Arsimor” është 2 vite akademike.
Programi synon :
Plani mësimor - Diplomë Master i Shkencave në "Punë sociale në Sistemin Arsimor" (PDF)
Të diplomuarit në programin e studimit Master i Shkencave në “Punë Sociale në sistemin arsimor”, mund të punësohen në:
Aplikimi për në Universitetin “Barleti” në programet e ciklit të dytë Master i Shkencave bëhet përmes rregullave dhe udhëzimeve të përcaktuara nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR).
Në ciklin e dytë të studimeve Master i Shkencave, pranohet për të ndjekur studimet shtetasi shqiptar ose i huaj që plotëson kriteret e mëposhtme:
Pranimi i studentëve në ciklin e dytë Master i Shkencave në programin “Punë sociale në Sistemin Arsimor”, bëhet mbështetur në kuotat e përcaktuara nga UniBa dhe të miratuara nga MASR, mbi bazë të standardeve të përcaktuara nga MASR, të akteve ligjore e nënligjore dhe rregulloreve të UniBa-s. Procesi i pranimit/regjistrimit vijohet me nënshkrimin e marrëveshjes dhe mbyllet me marrjen e numrit të matrikulimit nga QSHA.
Komisionet ad hoc të ngritur për çdo program studimi Master me vendim të Dekanit, shqyrtojnë të gjitha aplikimet dhe parashtrojnë për miratim te Dekani i Fakultetit, vlerësimet e dosjeve të aplikantëve sipas renditjes pasqyruar në listën e aplikantëve fitues.
Tarifa e studimit në programin Master i Shkencavenë “Punë sociale në Sistemin Arsimor” në Universitetin ‘‘Barleti” është ndër më konkurrueset në treg, pasi synohet ardhja në ndihmë studentëve për t’u dhënë mundësi studimi. Likuidimi i tarifës kryhet me 3 këste.
Kohëzgjatja normale e studimeve në programin Master i Shkencave në “Punë sociale në Sistemin Arsimor” është 2 vite akademike.
Koha maksimale e studimeve në programin Master i Shkencave në “Punë sociale në Sistemin Arsimor” është 4 vite akademike.
Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife studimi shtesë.