Aktivitete Jo-fitimprurese: Shoqeria Civile dhe Aktivitete Jo-fitimprurese Hartimi i programeve, studimeve, kërkimeve, trajnimeve, kurseve e konsultave, shërbimeve, hartimin e pyetësorëve dhe përpunimin e të dhënave me programe statistikore si dhe zbatimin e projekteve me fonde dhe te ardhura të siguruara sipas ligjit.
Identifikimi i fondeve lokale dhe ndërkombëtare, shkrimi i projekteve dhe apiikimi në thirrje të ndryshme, menaxhimi i projekteve dhe fondeve, aplikimi në projekte etj.
Promovimi i zhvillimit të qëndrueshëm duke u fokusuar sidomos tek Qyteti Inteligjent, ekonomia blu, ngrohja globale, mjedisi, energjia, transporti, qyteti kreativ, Ekonomia kreative, Kultura dhe Industritë Kreative, dhe Ekonomia e Dijes, E Ardhmja Dixhitale dhe teknologiitë e reja, Kapitali Njerëzor dhe Punësimi, Konkurueshmëria dhe Sipërmarrja e Startup-et, Turizmi dhe Sektorët e Ndërlidhur, Zinxhiri i Vlerës për Agroushqimin etj;
Mbështetja e sektorit publik dhe e ofruesve të shërbimeve publike drejt një qeverisje të hapur, transparente e bashkëpunuese, në kuadër edhe të tendencave globalizuese: Mbështetja dhe promovimi i zhvillimit ekonomik vendor e kombëtar duke u fokusuar tek biznesi i vogël e i mesëm, biznesit inteligjent e zgjidhjeve inovative; Informimi i publikut të gjërë; Bashkëpunimi me autoritetet publike dhe private të vendit si dhe me organizatat rajonale e ndërkombëtare për shkëmbimin e përvojave dhe ndërmarrjen e studimeve dhe projekteve me interes të ndërsjellë.
- BIRD: INSTITUTI I KËRKIMIT DHE ZHVILLIMIT "BARLETI"
- SHOQATA BARLETI
- AIPA: INSTITUTI SHQIPTAR PËR ÇËSHTJET PUBLIKE
- ADRIAPOL: INSTITUTE FOR SMART & CREATIVE GROWTH
- IEB: INSTITUTI I EDUKIMIT BARLETI