Programi Master i Shkencave në “Psikologji Shkollore dhe Zhvillimi” synon të përgatisë psikologë shkollorë, të cilët me njohuritë dhe aftësitë e tyre u përgjigjen nevojave të nxënësve, mësuesve, prindërve dhe të gjithë grupeve të interesit të përfshirë në kontekstin edukativ dhe çështjeve të zhvillimit njerëzor në Shqipëri. Programi është përgatitur në përputhje me nevojat e kohës dhe për t’iu përgjigjur aspiratave për një shërbim psikologjik të përshtatshëm, jo vetëm me nevojat e individëve dhe shoqërisë, por mbi të gjitha, duke respektuar standardet evropiane të profesionit të psikologut. Ai është bazuar në përvojat më të mira kombëtare dhe botërore dhe u përgjigjet nevojave të tregut.
Programi synon të aftësojë psikologë me koncepte teorike e metodologjike për vlerësimin, trajnimin dhe trajtimin psikologjik të çështjeve të caktuara të zhvillimit dhe integrimit në mjedisin edukativ (çerdhe, kopshte dhe shkollë). Programi i studimeve, u ofron studentëve dije, njohuri dhe ekspertizë të konsiderueshme për një punë të thelluar kërkimore e aplikative, për një punë të kualifikuar në planifikim, analizë dhe menaxhim të rasteve të caktuara, të vjela nga përvoja e stafit akademik dhe nga specialistët e institucioneve me të cilët UniBa ka marrëveshje bashkëpunimi dhe që do të jenë të përfshirë në mënyrë shumë aktive në këtë program.
Plani mësimor - Diplomë Master i Shkencave në "Psikologji Shkollore dhe Zhvillimi" (PDF)
Studentët të cilët kanë përfunduar studimet në programin ”Master i Shkencave në “Psikologji Shkollore dhe Zhvillimi”kanë mundësi punësimi në:
Aplikimi për në Universitetin “Barleti” në programet e ciklit të dytë Master i Shkencave bëhet përmes rregullave dhe udhëzimeve të përcaktuara nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR).
Në ciklin e dytë të studimeve Master i Shkencave, pranohet për të ndjekur studimet shtetasi shqiptar ose i huaj që plotëson kriteret e mëposhtme:
Pranimi i studentëve në ciklin e dytë Master i Shkencave në programin “Psikologji Shkollore dhe Zhvillimi”, bëhet mbështetur në kuotat e përcaktuara nga UniBa dhe të miratuara nga MASR, mbi bazë të standardeve të përcaktuara nga MASR, të akteve ligjore e nënligjore dhe rregulloreve të UniBa-s. Procesi i pranimit/regjistrimit vijohet me nënshkrimin e marrëveshjes dhe mbyllet me marrjen e numrit të matrikulimit nga QSHA.
Komisionet ad hoc të ngritur për çdo program studimi Master me vendim të Dekanit, shqyrtojnë të gjitha aplikimet dhe parashtrojnë për miratim te Dekani i Fakultetit, vlerësimet e dosjeve të aplikantëve sipas renditjes pasqyruar në listën e aplikantëve fitues.
Tarifa e studimit në programin Master i Shkencavenë “Psikologji Shkollore dhe Zhvillimi”në Universitetin ‘‘Barleti” ështëndër më konkurrueset në treg, pasi synohet ardhja në ndihmë studentëve për t’u dhënë mundësi studimi. Likuidimi i tarifës kryhet me 3 këste.
Kohëzgjatja normale e studimeve në programin Master i Shkencave në “Psikologji Shkollore dhe Zhvillimi”është 2 vite akademike.
Koha maksimale e studimeve në programin Master i Shkencave në “Psikologji Shkollore dhe Zhvillimi”është 4 vite akademike.
Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife studimi shtesë.