Programi i studimit “Master i Shkencave” në “Studime Evropiane” me profil “Politika Evropiane dhe Administrim Publik” ofron një formim të thelluar teorik në fushën e studimeve evropiane duke e orientuar studentin drejt studimeve të doktoratës ose drejt karrierës kërkimore-shkencore. “Masteri i Shkencave” në “Studime Evropiane” me fokus në politika evropiane dhe administrim publik bazohet më tepër në një qasje analitike të studimit të dinamikave politike të Bashkimit Evropian. Përveçse të ofrojë një përgatitje të mirë akademike, ky program ndërthur në mënyrë harmonike dijet e përfituara me aftësitë praktike për të orientuar studentët sa më mirë në tregun kombëtar dhe ndërkombëtar të punës. Përmes realizimit të misionit dhe objektivave të tij, ky program ofron një kontribut të drejtpërdrejtë në përmbushjen më të mirë të nevojave të kohës, duke ndërthurur fushat e mirëqeverisjes qendrore dhe vendore, me menaxhimin profesional të hartimit e zbatimit të politikave dhe projekteve me interes publik. Ndërkaq, në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë synohet bashkërendimi i komunikimit mediatik në të gjitha fushat me komunikimin ndërkombëtar dhe sigurinë ndërkombëtare.
Realizimi i objektivave, strukturimi dhe përmbajtja e planit mësimor të programit të studimit ndihmojnë dhe garantojnë përftimin nga ana e studentëve të dijeve, aftësive, shkathtësive e kompetencave që u përgjigjen nevojave kombëtare e rajonale të tregut të punës dhe lehtësojnë punësimin e tyre në një treg global dinamik.
Programi i studimit ofrohet nga personel akademik i kualifikuar dhe me përvojë, zhvillohet në përputhje të plotë të legjislacionit shqiptar dhe me infrastrukturë moderne që përmbush më së miri standardet dhe kërkesat e studentëve.
Plani mësimor - Diplomë Master i Shkencave në "Politika Evropiane dhe Administrim Publike" (PDF)
Në përfundim të studimeve, studenti pajiset me diplomë dhe suplementin e diplomës, të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. Mundësitë e punësimit për të sapo diplomuarit në programin e studimit “Master i Shkencave” në “Studime Evropiane” janë:
Pranimi në programet e studimit të ciklit të dytë “Master i Shkencave” të “Universitetit Barleti” realizohet në përputhje me legjislacionin e arsimit të lartë, rregullat dhe udhëzimet përkatëse të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit (MAS).
Në programet e studimit të ciklit të dytë “Master i Shkencave” pranohen për të ndjekur studimet shtetasit shqiptarë ose të huaj që përmbushin kriteret e mëposhtme:
Gjithashtu, një tjetër kriter pranimi për aplikim në këtë program studimi do të jetë ai i vlerësimit të aftësisë të aplikantit në fushën e studimit në formimin pararendës në ciklin e parë “Bachelor’, ose mbi bazë të aftësive dhe kërkesave të vendit të punës ku është i punësuar aplikanti. Kjo aftësi gjykohet nga një komision specialistësh nga departamenti që mbulon programin përkatës të studimit në UniBa dhe certifikohet nga Dekani i Fakultetit.
Pranimi i studentëve bëhet bazuar në kuotat e përcaktuara nga UniBa dhe të miratuara nga MAS, në përputhje me standardet e përcaktuara nga MAS, aktet ligjore e nënligjore në fuqi dhe rregulloret e UniBa. Procesi i pranimit/ regjistrimit vijohet me nënshkrimin e marrëveshjes dhe mbyllet me marrjen e numrit të matrikulimit nga QSHA.
Tarifa e studimit në programin e studimit “Master i Shkencave” në “Studime Evropiane”, me profil “Politika Evropiane dhe Administrim Publik”, të ofruar nga “Universiteti Barleti”, është ndër më konkurrueset në treg, pasi synohet akses më i madh në arsimin e lartë për të gjithë të interesuarit duke ofruar mundësi të favorshme financiare. Likuidimi i tarifës së studimit kryhet me 3 (tre) këste.
Kohëzgjatja normale e programit të studimit është 2 (dy) vite akademike. Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife studimi shtesë. Ndërkaq, kohëzgjatja maksimale e studimeve, pa marrë në konsideratë periudhën e pezullimit, është 4 (katër) vite akademike.