Programi i studimeve Master i Shkencave në “Farmaci” synon të formojë profesionistë në këtë fushë duke dhënë formim dhe në pikëpamjet psikologjike dhe sociale për mardhënien farmacist - pacient duke e bërë të aftë të menaxhojë dhe të zgjidhë problematika të ndërlidhura me fushën farmaceutike.
Programi i Studimit në fushën e Farmaceutikës synon pajisjen e studentëve me njohuri mbi konceptet teorike e praktike të nevojshme për ushtrimin e profesionit të farmacistit dhe në përputhje me kërkesat e direktivës së komunitetit europian 2005/36/EC për ushtrimin e profesionit të farmacistit
Programi synon të pajisë studentët me metodologjinë më bashkëkohore të formimit shkencor e profesional, që mundëson njohjen e plotë të ushtrimit te profesionit te farmacistit ne këndvështrim të plotë duke filluar nga aspekti shërbimit ndaj pacientit, përgatitës dhe kontrollues i medikamenteve si dhe garantues i praktikave të mira të ruajtjes dhe dhënies së barnave.
Në përfundim të programit mësimor studenti aftësohet të:
Mundësi punësimi:
Aplikimi për të studiuar në Universitetin “Barleti” në Programin e Integruar Master i Shkencave në “Farmaci” bëhet përmes rregullave dhe udhëzimeve të përcakuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit(MAS).
Aplikantët fillimisht plotësojnë formularët A1/A1Z që të bëhen pjesë e sistemit.
Aplikimi bëhet në portalin e Maturës Shtetërore: http://matura.qsha.gov.al
Përzgjedhja e Universitetit “Barleti” dhe i Programit të Integruar Master i Shkencave në “Farmaci” bëhet përmes formularit A2/A3 në periudhat që përcaktohen me udhëzim nga MAS.
I gjithë procesi i aplikimit kalon në tre raunde, të cilat përcaktohen nga MAS.
SJELLIM NË VËMENDJE se aplikanti/maturanti mund të bëhet pjesë e UniBa-së vetëm kur e zgjedh UniBa-në Programin e Integruar Master i Shkencave në “Farmaci”.
Në Programin e Integruar Master i Shkencave në “Farmaci”, pranohet për të ndjekur studimet shtetasi shqiptar ose i huaj që plotëson kriteret e mëposhtme:
Pranimi i studentëve në Programin e Integruar Master i Shkencave në “Farmaci” bëhet mbështetur në kuotat e përcaktuara nga UB dhe të miratuara nga MAS, mbi bazë të standardeve të përcaktuara nga MAS, të akteve ligjore e nënligjore dhe rregulloreve të UniBa-së.
Procesi i pranimit/regjistrimit vijohet me nënshkrimin e marrëveshjes dhe mbyllet me marrjen e numrit të matrikulimit nga QSHA.
Tarifa e studimit në Programin e Integruar në “Universiteti Barleti” është ndër mëkonkurueset në treg, pasi synohet ardhja në ndihmë studentëve për t’i dhënë mundësi studimi. Likuidimi i tarifës kryhet me 3 këste.
Kohëzgjatja normale e studimeve në Programin e Integruar është 5 vite akademikë.
Koha maksimale e studimeve në Programin e Integruar është 5 vite akademikë.
Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife studimi shtesë.