Programi Master Profesional (120 ECTS) në Arsim Special me dy vite akademike synon të krijojë te studentët njohuri, aftësi dhe kompetencë si në nivelin teorik ashtu edhe në atë praktik, të cilat janë të domosdoshme për edukimin, mbështetjen dhe mirërritjen e nxënësve me aftësi të kufizuara si në shkollat e zakonshme, por dhe ato speciale. Ky program do të ofrojë dije profesionale për identifikimin, vlerësimin dhe trajtimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara brenda shkollës (në klasa apo në njësi të veçanta për arsim special, të individualizuar), por edhe në mjedise të tjera të edukimit të fëmijëve të kësaj kategorie si në shtëpi dhe në mjediset kominutare.
Plani mësimor - Diplomë Master Profesional në "Arsim Special" (PDF)
Ata që diplomohen në këtë program mund të punësohen në kopshte të arsimit parauniversitar, në shkolla të arsimit fillor dhe të arsimit të mesëm të ulët, si dhe në shkolla të arsimit të lartë (gjimnaze dhe shkolla me drejtime profesionale).Gjithashtu mund të punësohen në shkolla të arsimit special, në institucione të qeverisjes arsimore, lokale dhe institucione të kurrikulës, të trajnimit dhe inspektimit të mësuesve, në institucione të qeverisjes lokale dhe qendrore, në organizata të shoqërisë civile, por dhë me vetëpunësim për të ofruar kujdes dhe trajtim të specializuar të fëmijëve me nevoja të veçanta.
Aplikimi për të studiuar në Universitetin ‘‘Barleti’’ në programet e ciklit të dytë Master Profesional bëhet përmes rregullave dhe udhëzimeve të përcaktuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS).
Në ciklin e dytë të studimeve Master Profesional, pranohet për të ndjekur studimet shtetasi shqiptar ose i huaj që plotëson kriteret e mëposhtme:
Pranimi i studentëve në ciklin e dytë Master Profesional në programin Edukim me profil ‘‘Arsim Special’’ bëhet mbështetur në kuotat e përcaktuara nga UniBa dhe të miratuara nga MAS, mbi bazë të standardeve të përcaktuara nga MAS, të akteve ligjore e nënligjore dhe rregulloreve të UniBa-s. Procesi i pranimit/regjistrimit vijohet me nënshkrimin e marrëveshjes dhe mbyllet me marrjen e numrit të matrikulimit nga QSHA.
Komisionet ad hoc të ngritur për çdo program studimi Master me vendim të Rektorit, shqyrtojnë të gjitha aplikimet dhe parashtrojnë për miratim te dekani i fakultetit, vlerësimet e dosjeve të aplikantëve sipas renditjes pasqyruar në listën e aplikantëve fitues.
Tarifa e studimit në programin Master Profesional në Arsim Special në Universitetin ‘‘Barleti” është ndër më ndër më konkurueset në treg, pasi synohet ardhja në ndihmë studentëve për t’u dhënë mundësi studimi. Likuidimi i tarifës kryhet me 3 këste.
Kohëzgjatja normale e studimeve në programin Master Profesional në Arsim Special është 2 vite akademik.
Koha maksimale e studimeve në programin Master Profesional në Arsim Special është 4 vite akademike.
Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife studimi shtesë.