Programi Master Profesional (120 ECTS) në Shkenca Sociale me dy vite akademike synon të krijojë tek studentët njohuri, aftësi dhe kompetencë si në nivelin teorik ashtu edhe në atë praktik, të cilat janë të domosdoshme për edukimin, dhe marrëdhënien e proceseve shoqërore sociale në shoqëri, politika sociale, shkenca sociale. Ky program do të ofrojë dije profesionale, ekspertizë bashkëkohore në fushën e kompetencave kyçe që duhet të ketë një mësues në fushën e mësimdhënies në arsim, fokusuar në hartimin dhe zbatimin e kurrikulës, teoritë e të nxënit dhe modelet e mësimdhënies, menaxhimin e klasës dhe vlerësimi i të nxënit. Programi do të ofrojë një formim cilësor për mësuesit e shkencave sociale, referuar kërkesave të larta të programit, dhe ndryshimeve e rritjes së kërkesave ligjore, profesionale për aftësimin e mësuesve në arsimin parauniversitar në përgjithësi.
Plani mësimor - Diplomë Master Profesional në "Shkenca Sociale" (PDF)
Studentët që diplomohen në këtë program mund të punësohen mësues në shkolla të arsimit parauniversitar, të arsimit të mesëm të ulët, si dhe në shkolla të arsimit të lartë (gjimnaze dhe shkolla me drejtime profesionale). Gjithashtu mund të punësohen Mësues në institucionet publike ose private të arsimit parauniversitar, duke qenë të specializuar në fushën e mёsimdhënies së shkencave sociale dhe menaxhimit të klasës. Gjithashtu mund të punësohen edhe si specialistë dhe kërkues shkencor në fushën e edukimit, duke dhёnё kontributin e tyre nё sistemin arsimor me kёrkime dhe gjetje tё reja në fushën e mësimdhënies së shkencave sociale, pёr të pёrmirёsuar dhe rritur cilёsinё e arsimit.
Aplikimi për të studiuar në Universitetin ‘‘Barleti’’ në programet e ciklit të dytë Master Profesional bëhet përmes rregullave dhe udhëzimeve të përcaktuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS).
Në ciklin e dytë të studimeve Master Profesional, pranohet për të ndjekur studimet shtetasi shqiptar ose i huaj që plotëson kriteret e mëposhtme:
Pranimi i studentëve në ciklin e dytë Master Profesional në programin Edukim me profil ‘‘Mësuesi në Shkenca Sociale’’ bëhet mbështetur në kuotat e përcaktuara nga UniBa dhe të miratuara nga MAS, mbi bazë të standardeve të përcaktuara nga MAS, të akteve ligjore e nënligjore dhe rregulloreve të UniBa-s. Procesi i pranimit/regjistrimit vijohet me nënshkrimin e marrëveshjes dhe mbyllet me marrjen e numrit të matrikulimit nga QSHA.
Komisionet ad hoc të ngritur për çdo program studimi Master me vendim të Rektorit, shqyrtojnë të gjitha aplikimet dhe parashtrojnë për miratim te dekani i fakultetit, vlerësimet e dosjeve të aplikantëve sipas renditjes pasqyruar në listën e aplikantëve fitues.
Tarifa e studimit në programin e studimit Master Profesional në Shkenca Sociale (120 ETCS) në Universitetin ‘‘Barleti” është ndër më ndër më konkurueset në treg, pasi synohet ardhja në ndihmë studentëve për t’u dhënë mundësi studimi. Likuidimi i tarifës kryhet me 3 këste.
Kohëzgjatja normale e studimeve në programin e studimit Master Profesional në Shkenca Sociale (120 ETCS) është 2 vite akademik.
Koha maksimale e studimeve në programin e studimit Master Profesional në Shkenca Sociale (120 ETCS) është 4 vite akademike.
Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife studimi shtesë.