Programi Master Profesional (120 kredite) në Gjuhë dhe Komunikim me dy vite akademike synon të pajisëtë diplomuarit me njohuri të thelluara profesionale në fushën e mësimdhënies dhe të të nxënit për të gjitha profilet e mësuesisë. Ky program do të ofrojë dije për një formim profesional, bashkëkohor nëlëndët Gjuhë shqipe, Letërsi, Komunikimsi dheofron një përgatitje tërësore, profesionale për mësuesit lidhur me zbatimin me efektshmëri të Kornizës Kurrikulare të Arsimit Parauniversitar
Plani mësimor - Diplomë Master Profesional në "Mësuesi në Gjuhë dhe Komunikim" (PDF)
Ata që diplomohen në këtë program mund të punësohen në shkolla të arsimit të mesëm të ulët (AMU) dhe arsimit të mesëm të lartë (AML), gjimnaze dhe shkolla me drejtime profesionale. Gjithashtu mund të punësohen në institucione të qeverisjes arsimore, lokale dhe institucione të kurrikulës, të trajnimit dhe inspektimit të mësuesve, në institucione të qeverisjes lokale dhe qendrore, në organizata të shoqërisë civile, por dhe me vetëpunësim për të ofruar mësimdhënie në lëndët Gjuhë Shqipe, Letërsi, Komunikim.
Aplikimi për të studiuar në Universitetin ‘‘Barleti’’ në programet e ciklit të dytë Master Profesional bëhet përmes rregullave dhe udhëzimeve të përcaktuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS).
Në ciklin e dytë të studimeve Master Profesional, pranohet për të ndjekur studimet shtetasi shqiptar ose i huaj që plotëson kriteret e mëposhtme:
Pranimi i studentëve në ciklin e dytë Master Profesional në programin Edukim me profil ‘‘Mësuesi në Gjuhë dhe Komunikim’’ bëhet mbështetur në kuotat e përcaktuara nga UniBa dhe të miratuara nga MAS, mbi bazë të standardeve të përcaktuara nga MAS, të akteve ligjore e nënligjore dhe rregulloreve të UniBa-s. Procesi i pranimit/regjistrimit vijohet me nënshkrimin e marrëveshjes dhe mbyllet me marrjen e numrit të matrikulimit nga QSHA.
Komisionet ad hoc të ngritur për çdo program studimi Master me vendim të Rektorit, shqyrtojnë të gjitha aplikimet dhe parashtrojnë për miratim te dekani i fakultetit, vlerësimet e dosjeve të aplikantëve sipas renditjes pasqyruar në listën e aplikantëve fitues.
Tarifa e studimit në programin e studimit Master Profesional (120 kredite) në Gjuhë dhe Komunikim në Universitetin ‘‘Barleti” është ndër më ndër më konkurueset në treg, pasi synohet ardhja në ndihmë studentëve për t’u dhënë mundësi studimi. Likuidimi i tarifës kryhet me 3 këste.
Kohëzgjatja normale e studimeve në programin e studimit Master Profesional (120 kredite) në Gjuhë dhe Komunikim është 2 vite akademik.
Koha maksimale e studimeve në programin e studimit Master Profesional (120 kredite) në Gjuhë dhe Komunikim është 4 vite akademike.
Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife studimi shtesë.