Programi i studimit ofron kualifikim në fushën e përkujdesjes shëndetësore. Në përfundim të studimeve studenti krijon një profil profesional:
Plani mësimor - Diplomë Profesionale në "Operator dhe këshillues në përkujdesje shëndetësore" (PDF)
Diplomimi i studentëve në Universitetin‘‘Barleti” në programin ‘‘Operator dhe Këshillues në Përkujdesje Shëndetësore’’ ofron mundësi karriere në:
Aplikimi për të studiuar në “Universiteti Barleti” në programin me karakter Profesional ‘‘Operator dhe Këshillues në Përkujdesje Shëndetësore’’ bëhet përmes rregullave dhe udhëzimeve të përcakuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MARS).
Aplikantët fillimisht plotësojnë formularët A1/A1Z që të bëhen pjesë e sistemit.
Aplikimi bëhet në portalin universitar U-Albania.
Përzgjedhja e “Universiteti Barleti” dhe e programit ‘‘Operator dhe Këshillues në Përkujdesje Shëndetësore’’ bëhet përmes formularit A2/A3 në periudhat që përcaktohen me udhëzim nga MASR.
I gjithë procesi i aplikimit kalon në raundet të cilat përcaktohen nga MASR.
SJELLIM NË VËMENDJE se aplikanti/maturanti mund të bëhet pjesë e UniBa-s vetëm kur e zgjedh atë si dhe ‘‘Operator dhe Këshillues në Përkujdesje Shëndetësore’’.
Në programin Profesional ‘‘Operator dhe Këshillues në Përkujdesje Shëndetësore’’, pranohet për të ndjekur studimet shtetasi shqiptar ose i huaj që plotëson kriteret e mëposhtme:
- Të vërtetojë me dokument zyrtar (Diplomë) mbarimin e një shkolle të mesme publike ose jopublike brenda ose jashtë Shqipërisë (ekuivalentuar sipas kritereve të përcaktuara nga MASR).
- Dorëzon të gjithë dokumentacionin e kërkuar sipas udhëzimeve rtë MARS dhe rregulloret e brendshme të UniBa-s.
- Të paguajë tarifën e studimeve sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuar në marrëveshjen mes UniBa-s dhe Studentit.
- Nuk rezultojnë të regjistruar në një program tjetër studimi.
Pranimi i studentëve në programin Profesional në ‘‘Operator dhe Këshillues në Përkujdesje Shëndetësore’’ bëhet mbështetur në kuotat e përcaktuara nga UniBa dhe të miratuara nga MARS, mbi bazë të standardeve të përcaktuara nga MARS, të akteve ligjore e nënligjore dhe rregulloreve të UniBa-s.
Procesi i pranimit/regjistrimit vijohet me nënshkrimin e marrëveshjes dhe mbyllet me marrjen e numrit të matrikulimit nga QSHA
Tarifa e studimit në programin ‘‘Operator dhe Këshillues në Përkujdesje Shëndetësore’’në Universitetin‘‘Barleti” është ndër më konkurueset në treg, pasi synohet ardhja në ndihmë, për t’i dhënë mundësi studimi gjithkujt. Likuidimi i tarifës kryhet me 3 këste.
Kohëzgjatja normale e studimeve profesionale të programit ‘‘Operator dhe Këshillues në Përkujdesje Shëndetësore’’ është 2 vite akademike.
Koha maksimale e studimeve profesionale të programit ‘‘Operator dhe Këshillues në Përkujdesje Shëndetësore’’ është 4 vite akademike.
Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife studimi shtesë.