Programi i studimeve Bachelor në “Menaxhim në Turizëm, Rekreacion dhe Evente”, synon pajisjen e studentëve me njohuri bazë, mbi metoda dhe parime shkencore të përgjithshme dhe formimin e aftësive të veçanta në fushën e menaxhimit dhe marketingut të turizmit, aktiviteteve rekreative dhe eventeve, me objektiv kryesor formimin e specialistëve bazë, të aftë për të punuar si menaxherë në sektorin e turizmit, të aktiviteteve rekreative dhe eventeve.
Nëpërmjet bashkëpunimit me partnerë strategjikë, ky program jo vetëm që do të mbështesë ndërkombëtarizimin e kurrikulës, por edhe do të kultivojë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e njohurive me universitete, kompani dhe institucione shoqërore, që t’u mundësojë studentëve të hyjnë dhe të angazhohen në fushat e shumëllojshme profesionale mbarë botërore, me synimin e thjeshtimit të periudhës së tyre të stazhit/praktikës, të realizimit të përvojës dhe të lehtësimit të punësimit brenda apo jashtë vendit.
Programi do të ketë një theks në marrëdhënien e lartë midis studentëve me profesionistët me përvojë dhe ekspertizë, si dhe do të nxisi promovimin e aftësive analitike dhe kërkimore, të cilat mund t’u japin të diplomuarve mundësinë e zbulimit dhe të shfrytëzimit të informacionit për të rritur kapacitet e tyre krijuese dhe drejtuese.
Plani mësimor- Diplomë Bachelor në "Menaxhim në Turizëm, Rekreacion dhe Evente" (PDF)
Diplomimi i studentëve në Universitetin ‘‘Barleti” në programin ‘‘Menaxhim në Turizëm, Rekreacion dhe Evente’’ ofron mundësi të shumta karriere në:
Aplikimi për të studiuar në Universitetin ‘‘Barleti’’ në programin ‘‘Menaxhim në Turizëm, Rekreacion dhe Evente’’, në ciklin e parë Bachelor bëhet përmes rregullave dhe udhëzimeve të përcaktuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MARS).
Aplikantët fillimisht plotësojnë formularët A1/A1Z që të bëhen pjesë e sistemit.
Aplikimi bëhet në portalin e Maturës Shtetërore: http://matura.qsha.gov.al
Përzgjedhja e programit ‘‘Menaxhim në Turizëm, Rekreacion dhe Evente’’ dhe e Universitetit “Barleti” bëhet përmes formularit A2 në periudhat që përcaktohen me udhëzim nga MASR.
I gjithë procesi i aplikimit kalon në dy raunde të cilat përcaktohen nga MASR.
SJELLIM NË VËMENDJE se aplikanti/maturanti mund të bëhet pjesë e UniBa-s vetëm kur e zgjedh UniBa-n dhe programin ‘‘Menaxhim në Turizëm, Rekreacion dhe Evente’’.
Në programin ‘‘Menaxhim në Turizëm, Rekreacion dhe Evente’’, cikli i parë i studimeve Bachelor, pranohet për të ndjekur studimet shtetasi shqiptar ose i huaj që plotëson kriteret e mëposhtme:
Pranimi i studentëve në programin ‘‘Menaxhim në Turizëm, Rekreacion dhe Evente’’, cikli i parë Bachelor bëhet mbështetur në kuotat e përcaktuara nga UniBa dhe të miratuara nga MARS, mbi bazë të standardeve të përcaktuara nga MARS, të akteve ligjore e nënligjore dhe rregulloreve të UniBa-s. Procesi i pranimit/regjistrimit vijohet me nënshkrimin e marrëveshjes dhe mbyllet me marrjen e numrit të matrikulimit nga QSHA.
Tarifa e studimit në programin ‘‘Menaxhim në Turizëm, Rekreacion dhe Evente’’ në Universitetin ‘‘Barleti” është ndër më konkurrueset në treg, pasi synohet ardhja në ndihmë studentëve për t’i dhënë mundësi studimi. Likuidimi i tarifës kryhet me 3 këste.
Kohëzgjatja normale e studimeve në ciklin Bachelor është 3 vite akademike.
Koha maksimale e studimeve në ciklin Bachelor është 6 vite akademike.
Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife studimi shtesë.