Departamenti i Shkencave te Aplikuara dhe Kompjuterike që prej krijimit të tij ka ndjekur rrugën e mësimdhënies dhe kërkimit inovativ duke aplikuar ide dhe teknologji të reja. Procesi i mësimdhënies synon të tejkalojë sistemin klasik të përçimit teorik të dijeve, duke i mëshuar sistemit interaktiv, atij të transmetimit dhe zbatimit paralel të koncepteve, gjë e cila kryhet në mënyrë të menjëherë, pasi studentët testojnë konceptet e dhëna nga pedagogu në kohë reale në kompjuterët e tyre në auditor. Të qënurit aktiv edhe jashtë programit arsimor është një nga qëllimet tona si institucion, ndaj studentët angazhohen rregullisht në projekte dhe konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare.
Programi mundëson ekspertizë në zhvillimin e teknologjive që mund të aplikohen në pothuajse çdo industri. Organizimi i mësimit synon t’i përmbushë si kërkesat e tregut lokal, edhe të mundësojë perspektivë globale. Njëkohësisht, ky program i orienton studentët në fusha të tilla, që krijojnë mundësinë për vazhdimin dhe thellimin e studimeve në ciklin e dytë, por edhe më tej.
Plani mësimor - Diplomë Bachelor në "Informatikë e Aplikuar" (PDF)
Mundësitë e punësimit për studentët që diplomohen në programin Bachelor në ‘‘Informatikë e Aplikuar’’, janë të shumta për vetë natyrën e kudo ndodhur të teknologjisë së informacionit. Duke qenë se teknologjia e informacionit është një sektor i cili ka nevojë të vazhdueshme për prurje të reja në nivel global, formimi i specialistëve të fushës së IT shikohet si një çështje e qenësishme për plotësimin e këtyre nevojave. Teknologjia e informacionit është një industri e madhe ndërkombëtare dhe kërkesa për zbatim të tij në sektorë të ndryshëm po rritet edhe më shumë.
Studentët pas diplomimit mund të punësohen në sektorët e teknologjisë së informacionit në kompani të ndryshme që kanë të bëjnë me:
Aplikimi për të studiuar në Universitetin ‘‘Barleti’’ në programin ‘‘Informatikë e Aplikuar’’, në ciklin e parë Bachelor bëhet përmes rregullave dhe udhëzimeve të përcaktuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MARS).
Aplikantët fillimisht plotësojnë formularët A1/A1Z që të bëhen pjesë e sistemit.
Aplikimi bëhet në portalin e Maturës Shtetërore: http://matura.qsha.gov.al
Përzgjedhja e programit ‘‘Informatikë e Aplikuar’’ dhe e Universitetit “Barleti” bëhet përmes formularit A2 në periudhat që përcaktohen me udhëzim nga MASR.
I gjithë procesi i aplikimit kalon në dy raunde të cilat përcaktohen nga MASR.
SJELLIM NË VËMENDJE se aplikanti/maturanti mund të bëhet pjesë e UniBa-s vetëm kur e zgjedh UniBa-n dhe programin ‘‘Informatikë e Aplikuar’’.
Në programin ‘‘Informatikë e Aplikuar’’, cikli i parë i studimeve Bachelor, pranohet për të ndjekur studimet shtetasi shqiptar ose i huaj që plotëson kriteret e mëposhtme:
Pranimi i studentëve në programin ‘‘Informatikë e Aplikuar’’, cikli i parë Bachelor bëhet mbështetur në kuotat e përcaktuara nga UniBa dhe të miratuara nga MARS, mbi bazë të standardeve të përcaktuara nga MARS, të akteve ligjore e nënligjore dhe rregulloreve të UniBa-s. Procesi i pranimit/regjistrimit vijohet me nënshkrimin e marrëveshjes dhe mbyllet me marrjen e numrit të matrikulimit nga QSHA.
Tarifa e studimit në programin ‘‘Informatikë e Aplikuar’’ në Universitetin ‘‘Barleti” është ndër më konkurrueset në treg, pasi synohet ardhja në ndihmë studentëve për t’i dhënë mundësi studimi. Likuidimi i tarifës kryhet me 3 këste.
Kohëzgjatja normale e studimeve në ciklin Bachelor është 3 vite akademike.
Koha maksimale e studimeve në ciklin Bachelor është 6 vite akademike.
Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife studimi shtesë.