Zyra Erasmus pranë Universitetit Barleti hap thirrjen për aplikime në kuadër të programit Erasmus+ KA171, për mobilitet të stafit pranë Kodolányi János University, Hungari, për vitin akademik 2026–2027.
Stafi që mund të aplikojë:
- Staf akademik/mësimdhënës
- Staf administrativ
Detajet e mobilitetit:
- Numri i vendeve të disponueshme: 1 anëtar stafi
- Kohëzgjatja: 5 ditë
Afati i brendshëm i aplikimit: 25 shtator 2026
Aplikimet duhet të dërgohen në: [email protected]
