Zyra Erasmus pranë Universitetit Barleti shpall thirrjen për aplikime për mobilitet studentor Erasmus+ në West University of Timișoara (UVT), Rumani, për semestrin veror të vitit akademik 2026–2027.
Studentët që mund të aplikojnë:
- Studentë Bachelor, Master dhe Doktoraturë
- Fushat: Sport, Drejtësi dhe Shkenca Politike
Detajet e mobilitetit:
- Numri i vendeve: 1 student
- Kohëzgjatja: 4.5 muaj
- Periudha e mobilitetit: Semestri veror 2026–2027
- Data e fillimit: 1 mars 2027
Dokumentet e aplikimit:
- Pasaportë
- CV
- Letër Motivimi
- Listë notash
- Vërtetim student
Afati i brendshëm i aplikimit: 9 tetor 2026
Aplikimet duhet të dërgohen në adresën: [email protected]
