Në kuadër të projektit kërkimor “Sfidat e Transformimit Dixhital për Turizmin Autentik: Shërbimi, Produkti, Destinacioni dhe Eventi”, financuar nga AKKSHI dhe zbatuar nga Universiteti Barleti në partneritet me Hotel Adriatik, vijon puna për hartimin dhe pilotimin e itinerareve autentike turistike.
Gjatë ditës u punua për itinerarin “Një stil jetese i shëndetshëm dhe aktiv: Durrës – Krujë – Sarisalltik”, i konceptuar për të ndërthurur aktivitetin fizik, mirëqenien, natyrën dhe trashëgiminë kulturore. Aktiviteti përfshiu vizita në Krujë, Kalanë e Krujës dhe malin e Sarisalltikut, duke vlerësuar potencialin e këtij produkti turistik për tregun e turizmit aktiv dhe autentik.
Në terren u zhvilluan gjithashtu pyetësorë dhe konsultime me turistë dhe biznese lokale për të mbledhur të dhëna mbi potencialin e itinerarit, promovimin dixhital dhe mundësitë për zhvillimin e produkteve turistike inovative.
Aktiviteti u realizua me pjesëmarrjen e stafit akademik dhe studentëve të Departamentit të Turizmit, Mikpritjes dhe Rekreacionit, duke kombinuar kërkimin shkencor me përvojën praktike në terren.
