© Copyright 2019 - SHLUJ "Universiteti Marin Barleti" - Tiranë. Të Gjitha Të Drejtat Të Rezervuara
Programi i studimit “Operator në Industritë Kreative, Art dhe Zejtari” ofron kualifikime për teknik të lartë në fushën e industries kreative dhe zejtarisë. Në përfundim të studimeve studenti krijon një profil profesional e kulturor:
- me një gamë të plotë aftësish njohëse dhe praktike që nevojiten për të gjetur zgjidhje krijuese për probleme në fushën e industrive kreative e zejtari.
- për kryerjen e aktiviteteve komplekse në fushën e studimit;
- për demonstrimin e aftësive për planifikim, organizim dhe kontroll të veprimtarive të punës;
- me aftësi për kontroll dhe mbështetje për personelin, duke siguruar shpjegime ose udhëzues për të realizuar një veprimtari specifike në fushën e studimit.
Plani mësimor - Diplomë “Profesionale” në “Operator në Industritë Kreative, Art dhe Zejtari” (PDF)
Diplomimi i studentëve në SHLUJ “Universiteti Marin Barleti” në programin “Operator në Industritë Kreative, Art dhe Zejtari” ofron mundësi karriere në:
- biznese të ndryshme që operojnë në fushën e industrive kreative;
- zejtari;
- institucioneve të ndryshme të angazhuara si sipërmarrje dhe për zhvillimin e produkteve të reja, si brenda dhe jashtë vendit.
Aplikimi për të studiuar në SHLUJ “Universiteti Marin Barleti” në programin me karakter profesional “Operator në Industritë Kreative, Art dhe Zejtari” bëhet përmes rregullave dhe udhëzimeve të përcakuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MARS).
Aplikantët fillimisht plotësojnë formularët A1/A1Z që të bëhen pjesë e sistemit.
Aplikimi bëhet në portalin universitar U-Albania.
Përzgjedhja e SHLUJ “Universiteti Marin Barleti” dhe e programit “Operator në Industritë Kreative, Art dhe Zejtari” bëhet përmes formularit A2/A3 në periudhat që përcaktohen me udhëzim nga MASR.
I gjithë procesi i aplikimit kalon në 3 raunde të cilat përcaktohen nga MASR.
SJELLIM NË VËMENDJE se aplikanti/maturanti mund të bëhet pjesë e UMB-së vetëm kur e zgjedh UMB-në dhe programin “Operator në Industritë Kreative, Art dhe Zejtari”.
Në programin profesional “Operator në Industritë Kreative, Art dhe Zejtari”, pranohet për të ndjekur studimet shtetasi shqiptar ose i huaj që plotëson kriteret e mëposhtme:
- Të vërtetojë me dokument zyrtar (Diplomë) mbarimin e një shkolle të mesme publike ose jopublike brenda ose jashtë Shqipërisë (ekuivalentuar sipas kritereve të përcaktuara nga MASR).
- Dorëzon të gjithë dokumentacionin e kërkuar sipas udhëzimeve rtë MARS dhe rregulloret e brendshme të UMB-së.
- Të paguajë tarifën e studimeve sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuar në marrëveshjen mes UMB-së dhe Studentit.
- Nuk rezultojnë të regjistruar në një program tjetër studimi.
Pranimi i studentëve në programin profesional “Operator në Industritë Kreative, Art dhe Zejtari” bëhet mbështetur në kuotat e përcaktuara nga UMB dhe të miratuara nga MARS, mbi bazë të standardeve të përcaktuara nga MARS, të akteve ligjore e nënligjore dhe rregulloreve të UMB-së. Procesi i pranimit/regjistrimit vijohet me nënshkrimin e marrëveshjes dhe mbyllet me marrjen e numrit të matrikulimit nga QSHA.
Tarifa e studimit në programin me karakter profesional “Operator në Industritë Kreative, Art dhe Zejtari” në SHLUJ “Universiteti Marin Barleti” është ndër më konkurueset në treg, pasi synohet ardhja në ndihmë studentëve për t’i dhënë mundësi studimi. Likuidimi i tarifës kryhet me 3 këste.
Kohëzgjatja normale e studimeve profesionale të programit “Operator në Industritë Kreative, Art dhe Zejtari” është 2 vite akademikë.
Koha maksimale e studimeve profesionale të programit “Operator në Industritë Kreative, Art dhe Zejtari” është 4 vite akademikë.
Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife studimi shtesë.