Kërkimi bazë si pjesë e kërkimit shkencor në Uniba synon të përmiresojë teoritë dhe të kuptuarit ose parashikimin e fenomeneve të natyrës, shoqërise, ekonomise etj. I nxitur nga kurioziteti dhe deshira për njohuri të reja, kërkimi bazë shërben si karburant i novacioneve të shkencave të aplikuara qe studiohen ne UniBa. Ai tenton të përgjithësojë njohuritë rreth fenomeneve të veçuara si me interes, dhe në filozofinë e tij kërkon të mbledhë sa më shumë njohuri për hir të dijes.
E kunderta e kërkimit baze, si komponent tjetër i kërkimit shkencor, është kërkimi i aplikuar që synon në zgjidhjen e problemeve të së përditëshmes, rezultatet e së cilit kanë efekt të menjëhershëm dhe praktik.
Kërkimi bazë studion raste dhe eksperienca të veçanta, individuale, jo përgjithësuese, te identifikuar nga akademikët, apo studentët, duke njohur faktin që variablat janë në ndryshim të vazhdueshëm e konstant. Ndërsa kërkimi i aplikuar në të kundërt, kërkon përgjithësime të situatave konkrete duke supozuar që variablat nuk ndryshojnë.
Kërkimi bazë ne UniBa është i lidhur ngushtë me eksperiencën akademike dhe ka një ndikim të madh në jetën dhe të ardhmen studentore sepse ai përditëson dijet e akdemikëve,duke i bërë transferues dijesh me cilësi të lartë, duke shtuar materialet mbështetëse të mësimit ne auditor me gjetje bashkëkohore, duke nxitur investimet si pasojë.
SCIENCE FOR YOUTH
Barleti University is opening the call for papers for the International Conference "Science For Youth" to be held in Tirana, on 27-28 May 2022.
This conference brings together Albanian and International researchers from different areas, such as: Psychology, Education, Sports and Wellbeing, Architecture, Creative Industries, Computer Science, Economy, Tourism, Law and Political Science, focusing on applied research gravitating towards youth issues in the contemporary world. The postmodern world poses significant challenges to finding smart, rapid and flexible solutions to complex problems. The Covid 19 pandemic was and still is, a critical global issue, affecting not only population health and wellbeing, but also education, economy, human rights, social policies etc. Youth represent the fraction of the population which will be particularly affected from challenges, changes and innovation in the near future.
Keynote speakers of the conference are distinguished international professors and professionals of their fields who will bring their knowledge and expertise from very diverse cultural contexts.
KEYNOTE SPEAKERS
Chair of Managerial Psychology d Sociology, Faculty of Management, University of Warsaw
Associate Professor of Demography, Department of International Development, London School of Economics
Kërkimi shkencor në UniBa zhvillon komponentët e tij si kërkimin bazë e të aplikuar nëpërmjet një strukture bashkëkohore si ne vijm, ku njësitë organizative janë të organizuara në mbështetje të fushave kërkimore prioritare dhe te novacionit, si pjesë e pandashme e të dy llojeve të kërkimit shkencor.
Procesi i kërkim-zhvillimit dhe inovacionit, në mënyrën e kohës që është konceptuar në UB, është kompleks dhe kërkon jo vetëm angazhim e vëmendje por edhe inteligjencë dhe të kuptuarit në thelb të procesit. Për këtë arsye, në drejtim të tij, marrin pjesë disa aktorë të rëndësishëm, si të nivelit të politikbërjes, ashtu dhe të aksionit konkret të realizimit të synimeve. Kjo detyrë, fraksionohet dhe realizohet nëpërmjet punës organizuese të disa titullarëve të renditur, sipas shkallës së hierakisë, si pason:
Eshtë një menaxher praktik i organizimeve ndërsektoriale, hulumtuese dhe akumuluese të ideve, propozimeve, njëkohësisht në gjurmim e ndjekje të problemeve dhe mundësivenë mënyrë të zhdërvjelltë. Ai koordinon të gjitha veprimet dhe ndërveprimet individuale apo në rrjet të aktiviteteve dhe iniciativave të sipërmarrjeve universitare e më përtej.
Persona me aftësi drejtuese të natyrës së sipërmarrjes po aq sa njohës të aspektit akademik të fushës që mbulon fakultetet që drejtojnë. Ata kanë detyrë të përcjellin procesin e kërkim – zhvillim – novacionit deri në fund në fakultetet e tyre, po aq të rëndësishme sa dhe detyra e menaxhimit të çështjeve akademike të formimit të studentëve.
Kërkues të apasionuar, me pasion për të ndërtuar e propozuar projekte e zbatuar më tej, me intuitë teknike e organizative. Ata drejtojnë procesin e gjenerimittë ideve praktike dhe novatore, nëpërmjet projekteve, ofrojnë mundësi zhvillimi dhe rritjeje te shpirtit novator të studentëve, akademikëve, sipermarrësve, duke ndihmuar zhvillimet ekonomike, politike e shoqerore te vendit njëkohësisht.
Qendra e Kërkimit dhe Novacionit për Zhvillim dhe Sipërmarrje
BRIDGE është një nismë e Universitetit Barleti që ka për qëllim të nxisë, mundësojë dhe të promovojë rëndësinë e kërkimit shkencor për Shqipërinë dhe Rajonin, i cili së bashku me novacionin dhe transferimin e teknologjive vlerësohen si faktorë themelorë për një ekonomi të orientuar nga dijet.
Sistemet e kërkimit dhe novacionit (R&I) janë pjesë e një ekosistemi kompleks që bashkërendon elementë të ndryshëm për të funksionuar në mënyrë optimale. Këta janë: kërkim shkencor që prodhon rezultate me cilësi të lartë, shkëmbime të njohurive midis kërkuesve dhe më përtej, që mundësojnë novacionin shumë dimensional, dhe kornizë ligjore që mbron gjetjet e kërkimit nëpërmjet pronësisë industriale dhe të drejtës së autorit që nxisin më tej novacionin në kërkim.
Platformat ndihmuese të kërkimit aplikativ në Universitetin Barleti, Institutet dhe Qendrat, i shërbejnë stafik akademik dhe kërkimor të UniBa-s, në realizimin e këtij komponenti të kërkimit shkencor nëpërmjet projekteve që bazohen në cështje të jetës reale. Tematikat e projekteve të fituara së fundmi variojnë nga fusha e Turizmit dhe Sektoreve të lidhur me të (psh. “Regional Academy of Adventure Guides” nga RCC që zbatohet nga BIRD) apo atë të Të Drejtave Të Njeriut ( psh. Lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm GCERF që zbatohet nga Adriapol) dhe Zhvillimit Ekonomik (psh.Fuqizim ekonomik i shtresave vulnerabël dhe stimulimi i sipërmarrjes nga Terres des Hommes që zbatohet nga Adriapol) apo atë të Edukimit dhe cështjeve sociale(psh. Educate in Healthy, Safety and Security Environment nga IADSA që zbatohet nga Shoqata Barleti, nga eficenza energjitike Reehub Plus IPA II CBC ITALY-ALBANIA-MONTENEGRO që zbatohet nga BIRD). Projektet e Instituteve nuk ndihmojnë vetëm në realizimin e kërkimit të aplikuar të akademikëve por krijojnë edhe mundësi për networking dhe bashkëveprim të gjerë dhe afatgjatë. Një prej tyre është edhe ngritja e platformës ARIO (Ambassadors and Representatives of International Organizations Platform) nga AIPA, për të sjellë çdo muaj një ambasador në UniBa për të trajtuar një çështje të veçantë dhe të bashkëbiseduar me studentët dhe stafin akademik.
Si institucion gjerësisht korporativ, UniBa ka një partneritet të gjerë bashkëpunimi institucional. Në nivel universitar, ai ka marrëveshje bashkëpunimi me universitetet më në zë publike të vendit, me Universitetet Clemson, Arkansas dhe Karolinës së Jugut në SHBA, të Barit dhe Xhenovas në Itali, me kompleksin universitar të Vigos në Spanjë dhe është në rrugë e sipër të nënshkrimit të të tjerave marrëveshje të tilla.
Shumica e këtyre marrëveshjeve kanë shërbyer për mobilitete të personelit akademik dhe studentëve, për shkëmbim të dokumentacionit akademik shkollor dhe po zhvillohen biseda e takime për ndërtimin e programeve të përbashkëta për t’u realizuar vitin e ardhshëm.
Ndërkohë, institucioni shfrytëzon gjerësisht marrëveshjet e nënshkruara me disa ministri, Këshillin Kombëtar të Kontabilitetit, njësi të rëndësishme të administratës publike si Drejtoria e Arkivit, Zyra Shqiptare për të Drejtën e Autorit, firma juridike, ndërmarrje e biznese të rëndësishme, banka etj.
Projektet e punuara në institucion e kanë përfshirë këtë të fundit në programe të rëndësishme në fushën e komunikimit dhe teknologjive të reja, ruajtjes e mbrojtjes së mjedisit, efiçencave energjetike dhe ekspertizave përkatëse, të shkollës komunitare dhe zbatimit të nocioneve të reja në shkollë e komunitet si dhe në programe masive të ringjalljes rinore dhe të drejtat e njeriut dhe shtresave të ndryshme në nevojë dhe me aftësi të kufizuara. Në kuadrin e këtyre programeve lidhje akoma më të ngushta me biznesin dhe shoqërinë civile janë krijuar dhe mjaft elementë të zhvillimeve të këtyre programeve janë bërë pjesë e programeve të reja të studimit të propozuara në të gjitha fushat që kultivohen në institucion (dhjetë programe profesionale dhe trembëdhjetë programe bachelor); një risi e mohës është pjesëmarrja e UB si njësi e miratuar në nivel nacional në trajnimi dhe kualifikimin e mësuesve në nivel vendi.
Institucioni kultivon dijet e tij dhe përhapjen e tyre në mjedis shkencor të kualifikuar nëpërmjet organizimit të konferencave shkencore ndërkombëtare: “Shoqëria e mirë – një qasje shumëdimensionale”, Sporti Ballkanik – zhvillime dhe perspektiva”, “Marrëdhëniet strategjike mes vendeve ballkanike - vlerat e përbashkëta dhe Globalizmi”. Dy konferencat e fundit të organizuara në UniBa:
kanë shërbyer si platforma për të nxitur krijimin e punimeve shkencore nga grupe bashkëautorësh brenda UniBa-s por edhe për tu bërë pjesë e paneleve që mbledhin edhe kërkues shkencor nga universiteteve të tjera. Po ashtu, personeli akademik merr pjesë në konferenca shkencore jashtë vendit me referime si dhe boton punime të tij në revista shkencore të kohës dhe me faktor impakti.
City Lab
Albanian Open Innovation Center
Smart City