Në ambientet e STEAM Fab Lab të Universitetit Barleti u zhvillua prezantimi i projekteve finale në fushën e robotikës dhe teknologjisë nga studentët e programeve të studimit Informatikë e Aplikuar, Teknik për Pajisje Elektronike dhe Teknologji Informacioni dhe Komunikimi (TIK).
Pas javësh pune intensive dhe angazhimi praktik, studentët prezantuan projekte të realizuara mbi platformën Arduino, duke demonstruar njohuritë e fituara gjatë procesit akademik dhe aftësinë për t’i zbatuar ato në zgjidhje konkrete teknologjike. Projektet e prezantuara përfshinin aplikime inovative në automatizim, kontroll elektronik dhe sisteme inteligjente, duke reflektuar kreativitetin dhe kompetencat teknike të studentëve.
Aktiviteti shërbeu si një mundësi për të evidentuar rezultatet e punës së studentëve, si dhe për të promovuar kulturën e inovacionit, bashkëpunimit dhe të menduarit kritik që karakterizon procesin mësimor në Universitetin Barleti.
Universiteti Barleti mbetet i përkushtuar në krijimin e hapësirave ku teoria ndërthuret me praktikën, duke u ofruar studentëve mundësi për të zhvilluar aftësi profesionale dhe për të transformuar idetë e tyre në projekte me potencial real zhvillimi.
Universiteti përgëzon studentët për përkushtimin dhe rezultatet e arritura, si dhe shpreh mirënjohjen për mentorët Dr. Sokol Shurdhi dhe MSc. Enxhi Jaupi për mbështetjen dhe udhëheqjen e tyre gjatë gjithë procesit.
