Aplikimi
#Zgjidh UNIBA
SJELLIM NË VËMENDJE se aplikanti/maturanti mund të bëhet pjesë e Universitetit “Barleti” si vetëm kur e zgjedh Universitetit “Barleti” si preferencë në programet që institucioni ofron sipas miratimit të kalendarit për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në institucionet e Arsimit të Lartë.
Kriteret e pranimit për programet e ciklit të parë Bachelor dhe programeve të integruara
Kriteri i pranimit për aplikim në të gjitha programet e ciklit të parë Bachelor dhe programeve të integruara në Universitetin “Barleti” është nota mesatare e studimeve të arsimit të lartë të mesëm, përcaktuar si nivel dhe mënyrë llogaritje sipas vendimit të Këshillit të Ministrave.
Për programin “Edukim Fizik e Sporte” nuk ka kriter note mesatare dhe kriter hyrës është edhe konkursi i pranimit.
Kriteret e pranimit për programet me karakter profesional
Për aplikim në të gjitha programet me karakter profesional në Universitetin “Barleti” nota mesatare e studimeve të arsimit të lartë të mesëm si përllogaritje e mbështetur në Vendimin e Këshillit të Ministrave, nuk përbën kriter hyrës.
Kriteret e pranimit për programet e ciklit të dytë Master
Kriteri i pranimi për aplikim në të gjitha programet e ciklit të dytë Master në Universitetin “Barleti” do të jetë ai i vlerësimit të aftësisë të aplikantit në fushën e studimit në formimin pararendës në ciklin e parë Bachelor, ose mbi bazë të aftësive dhe kërkesave të vendit të punës ku është i punësuar aplikanti. Kjo aftësi gjykohet nga një komision specialistësh nga departamenti që mbulon programin përkatës të studimit në UniBa dhe certifikohet nga Dekani i Fakultetit.
Për më shumë informacion, lutemi kontaktoni me Zyrën e Pranimit dhe Regjistrimit:
Cel. 069 20 41 222
@ [email protected] / [email protected] / [email protected]