Programi i studimit të ciklit të dytë “Master i Shkencave” në “Financë dhe Teknologji” ofron një kombinim unik të njohurive në fushat e financës dhe teknologjisë, duke përgatitur studentët për të përballuar sfidat komplekse të tregut financiar modern dhe për të përdorur teknologjitë e fundit në funksion të një oferte të pasur me zgjidhje inovative financiare. Ky program është krijuar për të integruar teorinë financiare me praktikat e avancuara teknologjike dhe me qëllim përgatitjen e studentëve për role udhëheqëse në sektorët financiar dhe teknologjik.
Zhvillimi dinamik i sistemit financiar dhe strukturimi i tij në një kontekst gjithnjë e më konkurrues dhe inovativ kërkon edukimin e një elite të re të menaxherëve të ardhshëm në fushën e financës dhe teknologjisë, njohuritë dhe aftësitë e të cilëve do të garantojnë konkurrueshmëri dhe sukses në botën financiare dhe në tregun dinamik të punës.
Diploma e ciklit të dytë “Master i Shkencave” në “Financë dhe Teknologji” pajis të diplomuarit me njohuri të thelluara mbi sektorin financiar që integrohen me aftësimin profesional të studentëve në programimin kompjuterik dhe përdorimin e teknologjisë, me qëllim krijimin e shërbimeve financiare të reja dhe të përmirësuara, sipas tendencave të fundit të teknologjisë financiare që po transformojnë industrinë e shërbimeve financiare në bankat dhe institucionet e tjera financiare të së ardhmes.
Programi i studimit ofrohet nga personel akademik i kualifikuar dhe me përvojë, zhvillohet në përputhje të plotë të legjislacionit shqiptar dhe me infrastrukturë moderne që përmbush më së miri standardet dhe kërkesat e studentëve.
Plani mësimor - Master i Shkencave në Financë dhe Teknologji (FinTech) (PDF)
Në përfundim të studimeve, studenti pajiset me diplomë dhe suplementin e diplomës, të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.
Mundësitë e punësimit për studentët e diplomuar në programin e studimit “Master i Shkencave” në “Financë dhe Teknologji” janë:
Pranimi në programet e studimit të ciklit të dytë “Master i Shkencave” të “Universitetit Barleti” realizohet në përputhje me legjislacionin e arsimit të lartë, rregullat dhe udhëzimet përkatëse të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit (MAS).
Në programet e studimit të ciklit të dytë “Master i Shkencave” pranohen për të ndjekur studimet shtetasit shqiptarë ose të huaj që përmbushin kriteret e mëposhtme:
Gjithashtu, një tjetër kriter pranimi për aplikim në këtë program studimi do të jetë ai i vlerësimit të aftësisë të aplikantit në fushën e studimit në formimin pararendës në ciklin e parë “Bachelor”, ose mbi bazë të aftësive dhe kërkesave të vendit të punës ku është i punësuar aplikanti. Kjo aftësi gjykohet nga një komision specialistësh nga departamenti që mbulon programin përkatës të studimit në UniBa dhe certifikohet nga Dekani i Fakultetit.
Pranimi i studentëve bëhet bazuar në kuotat e përcaktuara nga UniBa dhe të miratuara nga MAS, në përputhje me standardet e përcaktuara nga MAS, aktet ligjore e nënligjore në fuqi dhe rregulloret e UniBa. Procesi i pranimit/regjistrimit vijohet me nënshkrimin e marrëveshjes dhe mbyllet me marrjen e numrit të matrikulimit nga QSHA.
Tarifa e studimit në programin e studimit “Master i Shkencave” në “Financë dhe Teknologji”, të ofruar nga “Universiteti Barleti”, është ndër më konkurrueset në treg, pasi synohet akses më i madh në arsimin e lartë për të gjithë të interesuarit duke ofruar mundësi të favorshme financiare.
Likuidimi i tarifës së studimit kryhet me 2 (dy) këste.
Kohëzgjatja normale e programit të studimit është 2 (dy) vite akademike. Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife studimi shtesë.
Ndërkaq, kohëzgjatja maksimale e studimeve, pa marrë në konsideratë periudhën e pezullimit, është 4 (katër) vite akademike.
