Më 8 tetor 2026, Universiteti Barleti mori pjesë në eventin Open Day të Club FM, organizuar me rastin e përmbylljes së sezonit të emisionit “Kape Rrenën”.
Në këtë aktivitet morën pjesë studentët e vitit të parë të programit të studimit Marketing, Publicitet dhe Marrëdhënie me Publikun, të cilët patën mundësinë të bëhen pjesë e një eksperience që i afron me botën e medias dhe komunikimit.
Për studentët, këto përvoja përbëjnë një mundësi të vlefshme për të zgjeruar horizontin profesional, për të krijuar lidhje me mjedisin mediatik dhe për të kuptuar më mirë zbatimin praktik të njohurive të fituara gjatë studimeve.
Falenderojmë Club FM për ftesën dhe mikpritjen, si dhe për mundësinë e krijuar për studentët tanë që të jenë pjesë e kësaj eksperience!
