Rektorja e Universitetit Barleti, Prof. Dr. Suzana Guxholli nënshkroi marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Albanian American Development Fund (AADF) dhe Universitetit Barleti, për pjesëmarrje në Programin: Research Expertise from the Academic Diaspora (READ).
Pas zbatimit për dy vitet e para në universitetet publike, programi READ do të zgjerohet edhe në 5 universitete private: Universiteti Barleti, UET, Epoka, NY Tirana dhe POLIS, duke vlerësuar kështu potencialin e IAL-ve jo publike në realizimin e projekteve kërkimore shkencore cilësore dhe botimin e artikujve në revista të njohura ndërkombëtare në bashkëpunim me akademikët e diasporës shqiptare.