© Copyright 2017 - SHLUJ "Universiteti Marin Barleti" - Tiranë. Të Gjitha Të Drejtat Të Rezervuara
Programi i studimeve në Drejtësi mundëson një njohje të konsoliduar të themeleve të kulturës juridike vendase dhe evropiane, si në planin historik, edhe në atë doktrinar e praktik. Ky program mundëson studimin e të drejtës publike e private, duke zhvilluar aftësitë interpretuese të nevojshme për zgjidhjen e problemeve në zbatimin e të drejtës.
Diplomimi i studentëve në SHLUJ “Universiteti Marin Barleti” në programin “Drejtësi” ju ofron mundësi të shumta karriere si:
Aplikimi për të studiuar në SHLUJ “Universiteti Marin Barleti” në programin “Drejtësi” në ciklin e parë Bachelor bëhet përmes rregullave dhe udhëzimeve të përcakuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MARS).
Aplikantët fillimisht plotësojnë formularët A1/A1Z që të bëhen pjesë e sistemit.
Aplikimi bëhet në portalin e Maturës Shtetërore: http://matura.qsha.gov.al
Përzgjedhja e programit “Drejtësi” dhe e SHLUJ “Universiteti Marin Barleti” bëhet përmes formularit A2 në periudhat që përcaktohen me udhëzim nga MASR.
I gjithë procesi i aplikimit kalon në dy raunde të cilat përcaktohen nga MASR.
SJELLIM NË VËMENDJE se aplikanti/maturanti mund të bëhet pjesë e UMB-së vetëm kur e zgjedh UMB-në programin “Drejtësi”.
Në programin “Drejtësi”, cikli i parë i studimeve Bachelor, pranohet për të ndjekur studimet shtetasi shqiptar ose i huaj që plotëson kriteret e mëposhtme:
Pranimi i studentëve në programin “Drejtësi”, cikli i parë Bachelor bëhet mbështetur në kuotat e përcaktuara nga UMB dhe të miratuara nga MARS, mbi bazë të standardeve të përcaktuara nga MARS, të akteve ligjore e nënligjore dhe rregulloreve të UMB-së. Procesi i pranimit/regjistrimit vijohet me nënshkrimin e marrëveshjes dhe mbyllet me marrjen e numrit të matrikulimit nga QSHA.
Tarifa e studimit në programin “Drejtësi” në SHLUJ “Universiteti Marin Barleti” është ndër më konkurueset në treg, pasi synohet ardhja në ndihmë studentëve për t’i dhënë mundësi studimi. Likuidimi i tarifës kryhet me 3 këste.
Kohëzgjatja normale e studimeve në ciklin Bachelor është 3 vite akademikë.
Koha maksimale e studimeve në ciklin Bachelor është 6 vite akademikë.
Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife studimi shtesë.
KALENDARI AKADEMIK UMB |
|
SEMESTRI I |
16 TETOR 2017 – 9 SHKURT 2018 |
Semestri I (Pjesa e parë, 10 javë) |
16 Tetor – 22 Dhjetor |
Dita e parë e vitit akademik |
E Hënë, 16 Tetor |
Dita e Lumturimit të Nënë Terezës |
E Enjte, 19 Tetor |
Dita e Pavarësisë |
E Martë, 28 Nëntor |
Dita e Çlirimit |
E Mërkurë, 29 Nëntor |
Dita e Rinisë |
E Premte, 8 Dhjetor |
Dita e fundit e pjesës së parë të semestrit I |
E Premte, 22 Dhjetor |
Pushimet e dimrit (2 javë) |
23 Dhjetor – 7 Janar |
Semestri I (Pjesa e dytë, 5 javë) |
8 Janar – 9 Shkurt |
Dita e fundit e semestrit I |
E Premte, 9 Shkurt |
Sesioni i provimeve i dimrit (2 javë) |
10 Shkurt – 25 Shkurt |
SEMESTRI II |
26 SHKURT – 8 QERSHOR 2018 |
Semestri II (15 javë) |
26 SHKURT – 8 QERSHOR 2018 |
Dita e parë e semestrit II |
E Hënë, 26 Shkurt |
Dita e Verës |
E Mërkurë, 14 Mars |
Dita e Novruzit |
E Enjte, 22 Mars |
Dita e Pashkës Katolike, (pushim më 2 Prill) |
E Diel, 01 Prill |
Dita e Pashkës Ortodokse, (pushim më 9 Prill) |
E Diel, 08 Prill |
Dita Ndërkombëtare e Punës |
E Martë, 1 Maj |
Dita e fundit e vitit akademik |
E Premte, 8 Qershor |
Sesioni i provimeve të pranverës (3 javë) |
8 Qershor – 30 Qershor |
Fitër Bajrami |
E Premte, 15 Qershor |
Sesioni i kufizuar i riprovimeve të pranverës |
02 Korrik – 06 Korrik |
Mbrojtja e diplomës |
09 Korrik – 11 Korrik |
Sesioni i pushimeve të verës |
12 Korrik – 09 Shtator |
Kurban Bajrami |
E Martë, 21 Gusht |
Sesioni i riprovimeve |
10 Shtator – 20 Shtator |