KËRKIMI SHKENCOR NË UniBA


Kërkimi bazë si pjesë e kërkimit shkencor në Uniba synon të përmiresojë teoritë dhe të kuptuarit ose parashikimin e fenomeneve të natyrës, shoqërise, ekonomise etj. I nxitur nga kurioziteti dhe deshira për njohuri të reja, kërkimi bazë shërben si karburant i novacioneve të shkencave të aplikuara qe studiohen ne UniBa. Ai tenton të përgjithësojë njohuritë rreth fenomeneve të veçuara si me interes, dhe në filozofinë e tij kërkon të mbledhë sa më shumë njohuri për hir të dijes.

E kunderta e kërkimit baze, si komponent tjetër i kërkimit shkencor, është kërkimi i aplikuar që synon në zgjidhjen e problemeve të së përditëshmes, rezultatet e së cilit kanë efekt të menjëhershëm dhe praktik.

Kërkimi bazë studion raste dhe eksperienca të veçanta, individuale, jo përgjithësuese, te identifikuar nga akademikët, apo studentët, duke njohur faktin që variablat janë në ndryshim të vazhdueshëm e konstant. Ndërsa kërkimi i aplikuar në të kundërt, kërkon përgjithësime të situatave konkrete duke supozuar që variablat nuk ndryshojnë.

Kërkimi bazë ne UniBa është i lidhur ngushtë me eksperiencën akademike dhe ka një ndikim të madh në jetën dhe të ardhmen studentore sepse ai përditëson dijet e akdemikëve,duke i bërë transferues dijesh me cilësi të lartë, duke shtuar materialet mbështetëse të mësimit ne auditor me gjetje bashkëkohore, duke nxitur investimet si pasojë.

KËRKIMI SHKENCOR BAZË

Uniba ofron jo vetëm kampus akademik por dhe hapësira e struktura bashkëkohore të ekosistemit sipermarres e novator për kërkim bazë dhe të aplikuar. Uniba formon studentët jo vetëm me njohuri teorike por dhe me aftësi e kompetenca praktike nëpermjet ekosistemit te tij.

Fokusuar në fusha të mirëpërcaktuara, kerkimi ne UniBa jo vetëm zgjeron njohuritë por dhe drejton novacionin në përgjithësi. Kerkimi bazë dhe ai i aplikuar nuk ndahen me thikë por bashkëlidhen e ndihmojnë njëri-tjetrin. Kërkimi bazë përbën themelet e zbulimeve të mëdha që shtyjnë e mbështesin dhe gjetjet e kërkimit të aplikuar.


Mbështetja për Kërkim dhe Novacion

Qëllimi i kërkimit bazë është të mbledhë informacion se si natyra dhe njerëzit bashkëveprojnë, pa u fokusuar në se gjetjet perdoren per zgjidhje praktike, ai synon të përmirësojë e zgjerojë të kuptuarit e fenomeneve dhe fakteve. Kërkimi bazë duke zgjeruar njohuritë i prin novacionit. Kerkimi bazë eshte preambul i novacionit dhe kerkimit te aplikuar. Shumë kërkime bazë përfundojne me shpikje praktike duke ju hapur rrugë projekteve të ardhëshme novatore nga të cilat përfiton shoqëria. Kërkimi shkencor novator në UniBa mbështetet jo vetëm nga strategjia dhe politikat nxitëse por dhe nga grantet e universitetit si dhe nga projekte kombëtare dhe nderkombëtare të fituara me gara, në bazë meritash dhe eksperiencash në fushat në fjalë. Cilësia e stafit akademik dhe infrastruktura bashkëkohore e UniBa-s janë shtylla te forta mbeshtetëse të kerkimit shkencor gjithashtu.

Kërkim dhe Novacion i Përgjegjshëm

Kërkim dhe Novacion i përgjegjshëm (Responsible Research & Innovation - RRI) është një qasje që parashikon dhe vlerëson përfshirjen dhe pritjet shoqërore në lidhje me kërkimin dhe novacionin, me qëllim për të nxitur hartimin e kërkimit dhe novacionit gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm. Kjo qasje nënkupton që aktorët shoqërorë (studiuesit, qytetarët, politikëbërësit, biznesi, organizatat e sektorit të tretë, etj.) punojnë së bashku gjatë gjithë procesit të kërkimit dhe novacionit në mënyrë që të harmonizojnë më mirë si procesin ashtu edhe rezultatet e tij me vlerat, nevojat dhe pritjet e shoqërisë. UniBa, që prej fillimit, e ka bërë pjesë të filozofisë së tij, të menduarit për ndikimin e gjerë shoqëror, ekonomik, politik dhe mjedisor të kërkimit shkencor. Në praktikë, ashtu si shembujt më të mirë, RRI-në e zbaton si një paketë që përfshin angazhimin e shumë aktorëve dhe publikut në kërkime dhe novacione, krijimin dhe respektimin e barazisë gjinore dhe etikës në përmbajtje dhe proces , dhe edukim shkencor formal dhe joformal.

Transmetimi Dijes

Transmetimi i dijes bën dhe lidhjen e kërkimit dhe projekteve me ofertën akademike. UniBa pasuron nga viti në vit ofertën e tij akademike, duke ndërtuar programe të reja studimi bazë dhe shumë disiplinore, në përputhje me kërkesat e tregut të punës dhe zhvillimin e dijeve bashkëkohore.Lidhja e ndërsjellë e dijeve të prodhuara dhe rezultateve të projekteve të zbatuara, gjeneron ide të reja për përmirësime të kurrikulave, formulimin e programeve të reja të studimit, paketave të trajnimeve, sistemeve të kualifikimit të personelit të institucionit dhe jashtë tij. Në këtë rrugë, institucioni zhvillon dhe aftësi të reja ekspertizash shkencore e profesionale në shërbim të kërkesave të institucioneve dhe administratës publike si për akademiket dhe për studentët.

Transferimi Teknologjisë

UniBa synon që dijet e prodhuara të bartin element të rëndësishëm aplikativë dhe kjo ide përshkon planet e punës dhe kërkimit në planifikimin konceptimin dhe realizimin e tyre dhe shërben si test i efiçencës së kërkimit. Nga ana tjetër, institucioni studion dhe formulon ndërtimin e njësisë që promovon dhe mbështet novacionin në zbatim, nisur nga patentimi fillestar deri në projektin dhe plan biznesin e aplikimit si sipërmarrje apo në komercializimin e dijeve të reja apo zbulimeve të reja. Eksperienca e projekteve të suksesshme të realizuara mbështet hyrjen dhe pjesëmarrjen në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare, nga të cilat vijojnë elementë të rinj të novacionit dhe sipërmarrjes. Institucioni përgatit bërthamat e specialistëve të projektimeve të novacioneve dhe përgatitjes së iniciativave sipërmarrëse novatore.

REGJISTROHU NË NEWSLETTER