Programi i studimit Master i Shkencave në “Mësuesi në Edukim Fizik e Sporte” synon të përgatisë specialistë me koncepte dhe aftësi teorike e metodologjike për studim, mbështetur në këndvështrimin dhe metodat shkencore dhe bashkëkohore të zhvillimit psiko-motor te fëmijët e grup moshave të ndryshme, etj. Ai synon përgatitjen e dyfishtë, si mësues të Edukimit Fizik dhe Sportit, por dhe si profesionistë të fushave në tërësi, që lidhen me edukimin lëvizor dhe motor të tyre.
Programi i studimeve u ofron studentëve dije, njohuri dhe metodologji të thelluar kërkimore e zbatuese, kjo e fundit nëpërmjet praktikave konkrete, për një punë të kualifikuar, jo vetëm në edukimin, por dhe në trajnimin e fëmijëve në sporte të ndryshme.
Plani mësimor - Diplomë Master i Shkencave në ‘‘Mësuesi në Edukim Fizik dhe Sporte’’ (PDF)
Studentët të cilët kanë përfunduar studimet në programin Master i Shkencave në ‘‘Mësuesi në Edukim Fizik dhe Sporte’’ kanë mundësi punësimi:
Aplikimi për në Universitetin “Barleti” në programet e ciklit të dytë Master i Shkencave bëhet përmes rregullave dhe udhëzimeve të përcaktuara nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR).
Në ciklin e dytë të studimeve Master i Shkencave, pranohet për të ndjekur studimet shtetasi shqiptar ose i huaj që plotëson kriteret e mëposhtme:
Pranimi i studentëve në ciklin e dytë Master i Shkencave në programin “Mësuesi në Edukim Fizik e Sporte” bëhet mbështetur në kuotat e përcaktuara nga UniBa dhe të miratuara nga MASR, mbi bazë të standardeve të përcaktuara nga MASR, të akteve ligjore e nënligjore dhe rregulloreve të UniBa-s. Procesi i pranimit/regjistrimit vijohet me nënshkrimin e marrëveshjes dhe mbyllet me marrjen e numrit të matrikulimit nga QSHA.
Komisionet ad hoc të ngritur për çdo program studimi Master me vendim të Dekanit, shqyrtojnë të gjitha aplikimet dhe parashtrojnë për miratim te Dekani i Fakultetit, vlerësimet e dosjeve të aplikantëve sipas renditjes pasqyruar në listën e aplikantëve fitues.
Tarifa e studimit në programin Master i Shkencave në ‘‘Mësuesi në Edukim Fizik dhe Sporte’’ në Universitetin ‘‘Barleti” është ndër më ndër më konkurueset në treg, pasi synohet ardhja në ndihmë studentëve për t’u dhënë mundësi studimi. Likuidimi i tarifës kryhet me 3 këste.
Kohëzgjatja normale e studimeve në programin Master i Shkencave në ‘‘Mësuesi në Edukim Fizik dhe Sporte’’ është 2 vite akademike.
Koha maksimale e studimeve në programin Master i Shkencave në ‘‘Mësuesi në Edukim Fizik dhe Sporte’’ është 4 vite akademike.
Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife studimi shtesë.