Filozofia e punës sonë ka si synim përgatitjen e gjeneratave të ardhshme të arkitektëve, ndërtuesve dhe urbanistëve. Ne vlerësojmë rëndësinë e analizave specifike profesionale, kërkesave të tregut dhe mundësive për një zhvillim të qëndrueshëm, dhe bazuar në to, planifikojmë një edukim të lartë të integruar dhe shumëdisiplinor.
Formimi i arkitektëve duhet të përfshijë aftësitë profesionale dhe teknike për të menaxhuar në tërësi procesin ndërtimor të një objekti në çdo shkallë. Njohja e thellë e kontekstit, në të cilin ata operojnë dhe integrojnë veprat e tyre, është shtylla kurrizore e formimit bazë.
Programi ynë i integruar "Master i Shkencave" në "Arkitekturë", synon të formojë arkitektë të aftë dhe të përgatitur për sfidat e sotme dhe të ardhshme. Përmes studimeve të gjata 5-vjeçare, studentët marrin njohuri të thella për disiplina teknike dhe specifike të sektorit të ndërtimeve, si dhe sektorëve që ndërthurin ambientin e ndërtuar me zhvillimin urban të qëndrueshëm.
Ne besojmë në fuqinë e arkitekturës për të ndryshuar dhe përmirësuar jetën tonë dhe mjedisin në të cilin jetojmë. Përmes vizionit tonë inovativ dhe fokusit në cilësi, ne synojmë të ndërtojmë një brez të arkitektëve të talentuar dhe të ndërgjegjshëm që do të kontribuojnë në krijimin e hapësirave të bukura dhe funksionale për njerëzimin.
Plani mësimor - Diplomë "Master i Shkencave" në "Arkitekturë" (5 vjet - Program i integruar) (PDF)
Studenti që përfundon studimet në Universitetin "Barleti", në programin "Arkitekturë" ka mundësi punësimi në:
Aplikimi për të studiuar në Universitetin "Barleti" në Programin e integruar "Master i Shkencave" në "Arkitekturë" bëhet përmes rregullave dhe udhëzimeve të përcakuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR).
Aplikantët fillimisht plotësojnë formularët A1/A1Z që të bëhen pjesë e sistemit.
Aplikimi bëhet në portalin e Maturës Shtetërore: http://matura.qsha.gov.al
Përzgjedhja e programit "Arkitekturë" dhe e Universitetit "Barleti" bëhet përmes formularit A2 në periudhat që përcaktohen me udhëzim nga MASR.
I gjithë procesi i aplikimit kalon në dy raunde të cilat përcaktohen nga MASR.
SJELLIM NË VËMENDJE se aplikanti/maturanti mund të bëhet pjesë e UniBa-s vetëm kur zgjedh UniBa-n në programin "Arkitekturë".
Në programin e integruar "Master i Shkencave" në "Arkitekturë", pranohet për të ndjekur studimet shtetasi shqiptar ose i huaj që plotëson kriteret e mëposhtme:
Pranimi i studentëve në Programin e integruar "Master i Shkencave" në "Arkitekturë", cikli i dytë bëhet mbështetur në kuotat e përcaktuara nga UniBa dhe të miratuara nga MASR, mbi bazë të standardeve të përcaktuara nga MASR, të akteve ligjore e nënligjore dhe rregulloreve të UniBa-s. Procesi i pranimit/regjistrimit vijohet me nënshkrimin e marrëveshjes dhe mbyllet me marrjen e numrit të matrikullimit nga QSHA.
Tarifa e studimit në Programin e integruar "Master i Shkencave" në "Arkitekturë", në Universitetin "Barleti" është ndër më konkurueset në treg, pasi synohet ardhja në ndihmë studentëve për t’i dhënë mundësi studimi. Likuidimi i tarifës kryhet me 3 këste.
Kohëzgjatja normale e studimeve në Programin e integruar "Master i Shkencave" është 5 vite akademikë.
Koha maksimale e studimeve në Programin e integruar "Master i Shkencave" në "Arkitekturë", është 10 vite akademikë.
Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife studimi shtesë.
