Programi i studimit Master Profesional në ‘‘Mësuesi në Edukim Fizik dhe Sporte’’, synon t’i përgatisë studentët në mënyrë të dyfishtë, si mësues të lëndës “Edukim Fizik e Sporte”, por edhe si profesionistë të fushave që lidhen me edukimin lëvizor dhe motor të tyre. Programi i studimeve, u ofron studentëve dije dhe njohuri, jo vetëm në edukim, por dhe në trajnimin e fëmijëve në sporte të ndryshme.
Plani mësimor - Diplomë Master Profesional në "Mësuesi në Edukim Fizik dhe Sporte" (PDF)
Studentët të cilët kanë ndjekur studimet në programin Master Profesional në ‘‘Mësuesi në Edukim Fizik dhe Sporte’’ kanë mundësi punësimi:
Aplikimi për të studiuar në Universitetin ‘‘Barleti’’ në programet e ciklit të dytë Master Profesional bëhet përmes rregullave dhe udhëzimeve të përcaktuara nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MARS).
Në ciklin e dytë të studimeve Master Profesional, pranohet për të ndjekur studimet shtetasi shqiptar ose i huaj që plotëson kriteret e mëposhtme:
Pranimi i studentëve në ciklin e dytë Master Profesional në programin ‘‘Mësuesi në Edukim Fizik dhe Sporte’’ bëhet mbështetur në kuotat e përcaktuara nga UniBa dhe të miratuara nga MARS, mbi bazë të standardeve të përcaktuara nga MARS, të akteve ligjore e nënligjore dhe rregulloreve të UniBa-s. Procesi i pranimit/regjistrimit vijohet me nënshkrimin e marrëveshjes dhe mbyllet me marrjen e numrit të matrikulimit nga QSHA.
Komisionet ad hoc të ngritur për çdo program studimi Master me vendim të Rektorit, shqyrtojnë të gjitha aplikimet dhe parashtrojnë për miratim te dekani i fakultetit, vlerësimet e dosjeve të aplikantëve sipas renditjes pasqyruar në listën e aplikantëve fitues.
Tarifa e studimit në programin Master Profesional në ‘‘Mësuesi në Edukim Fizik dhe Sporte’’ në Universitetin ‘‘Barleti” është ndër më ndër më konkurueset në treg, pasi synohet ardhja në ndihmë studentëve për t’u dhënë mundësi studimi. Likuidimi i tarifës kryhet me 3 këste.
Kohëzgjatja normale e studimeve në programin Master Profesional në ‘‘Mësuesi në Edukim Fizik dhe Sporte’’ është 1 vit akademik.
Koha maksimale e studimeve në programin Master Profesional në ‘‘Mësuesi në Edukim Fizik dhe Sporte’’ është 2 vite akademike.
Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife studimi shtesë.