Programi i studimit Master Profesional në Edukim me profil ‘‘Mësimdhënia dhe të Nxënit’’, synon t’i përgatisë studentët të fitojnë kompetencat e duhura profesionale të planifikimit, zhvillimit dhe zbatimit të programit, bazuar në kompetencat kyçe evropiane, të teorive dhe praktikave më të mira të mësimdhënies dhe të të nxënit, të metodologjive ndërvepruese dhe atyre të nxitjes së të menduarit kritik sipas filozofive më të suksesshme të edukimit, por dhe njohje të thelluar të veçorive psikologjike të fëmijëve, të adoleshentëve dhe të të rriturve.
Plani mësimor - Diplomë Master Profesional në "Mësimdhënia dhe të Nxënit" (PDF)
Studentët të cilët kanë ndjekur studimet në programin Master Profesional në Edukim me profil ‘‘Mësimdhënia dhe të Nxënët’’ kanë mundësi punësimi:
Aplikimi për të studiuar në Universitetin ‘‘Barleti’’ në programet e ciklit të dytë Master Profesional bëhet përmes rregullave dhe udhëzimeve të përcaktuara nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MARS).
Në ciklin e dytë të studimeve Master Profesional, pranohet për të ndjekur studimet shtetasi shqiptar ose i huaj që plotëson kriteret e mëposhtme:
Pranimi i studentëve në ciklin e dytë Master Profesional në programin Edukim me profil ‘‘Mësimdhënia dhe të Nxënët’’ bëhet mbështetur në kuotat e përcaktuara nga UniBa dhe të miratuara nga MARS, mbi bazë të standardeve të përcaktuara nga MARS, të akteve ligjore e nënligjore dhe rregulloreve të UniBa-s. Procesi i pranimit/regjistrimit vijohet me nënshkrimin e marrëveshjes dhe mbyllet me marrjen e numrit të matrikulimit nga QSHA.
Komisionet ad hoc të ngritur për çdo program studimi Master me vendim të Rektorit, shqyrtojnë të gjitha aplikimet dhe parashtrojnë për miratim te dekani i fakultetit, vlerësimet e dosjeve të aplikantëve sipas renditjes pasqyruar në listën e aplikantëve fitues.
Tarifa e studimit në programin Master Profesional në Edukim me profil ‘‘Mësimdhënia dhe të Nxënët’’ në Universitetin ‘‘Barleti” është ndër më ndër më konkurueset në treg, pasi synohet ardhja në ndihmë studentëve për t’u dhënë mundësi studimi. Likuidimi i tarifës kryhet me 3 këste.
Kohëzgjatja normale e studimeve në programin Master Profesional në Edukim me profil ‘‘Mësimdhënia dhe të Nxënët’’ është 1 vit akademik.
Koha maksimale e studimeve në programin Master Profesional në Edukim me profil ‘‘Mësimdhënia dhe të Nxënët’’ është 2 vite akademike.
Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife studimi shtesë.