Programi Master Profesional në Menaxhim Turizmi, Mikpritje dhe Aktivitete Çlodhëse, me tre profile:
1. Turizëm dhe Udhëtime;
2. Mikpritje dhe Hotelier, Restorant, Katering (HoReCa);
3.Aktivitete çlodhëse dhe aktivitete në natyrë, vjen si nevojë e kualifikimit pasuniversitar të ekspertëve dhe profesionistëve të cilët kanë përfunuar një cikël studimi në fushën e turizmit apo disiplina të përafërta me të, dhe kërkon kanalizimin e njohurive të fushës menaxheriale në një nga profilet e ofruara në këtë program.
Programi synon të formojë profesionistë në menaxhimin e turizmit, mikpritjes dhe rekreacionit, si elementë bazë të industrisë turistike, e cila konsiderohet tashmë si një nga industritë më të mëdha dhe më dinamike në mbarë botën, trend i cili po ndiqet edhe në Shqipëri.
Programi zgjat 1 vit (dy semestra) dhe në fund të studimeve, studenti fiton titullin Master Profesional në Menaxhim në Turizëm, Mikpitje dhe Aktivitete Çlodhëse në profilin e përzgjedhur: Menaxhim Turizëm dhe Udhëtime/Menaxhim në Mikpritje dhe Hotel, Restorant, Katering/Menaxhim në Rekreacion dhe Outdoor.
Programi ka si mision thellimin e njohurive në përgatitjen e menaxherëve të ardhshëm të industrisë së turizmit, duke u mundësuar atyre punësim apo vetëpunësim në një nga sektorët që gjeneron numrin më të lartë të të punësuarve në nivel botëror, por dhe në vendin tonë.
Filozofia mbi të cilën bazohet ky program studimi është e lidhur ngushtë me karakterin praktik dhe aplikativ, ku studentët aftësohen në fushën menaxheriale duke kryer praktika mësimore pranë institucioneve shtetërore dhe bizneseve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në industrinë turistike.
Nëpërmjet bashkëpunimit me partnerë strategjikë, ky program jo vetëm do të mbështesë ndërkombëtarizimin e kurrikulës, por edhe do të kultivojë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e njohurive me universitete, kompani dhe institucione shoqërore, që t’u mundësojë studentëve të hyjnë dhe të angazhohen në fushat e shumëllojshme profesionale mbarëbotërore, me synimin e thjeshtimit të periudhës së tyre të stazhit/praktikës, të realizimit të përvojës dhe të lehtësimit të punësimit brenda apo jashtë vendit.
Programi do të ketë një theks në marrëdhënien e lartë midis studentëve me profesionistët me përvojë dhe ekspertizë, si dhe do të nxisi promovimin e aftësive analitike dhe praktike, të cilat do t’u japin të diplomuarve mundësinë e zbulimit dhe të shfrytëzimit të informacionit për të rritur kapacitet e tyre krijuese dhe drejtuese.
Plani mësimor - Diplomë Master Profesional në "Turizem, mikpritje dhe aktivitete çlodhese" (PDF)
Diplomë Master Profesional në Menaxhim në Turizëm, Mikpritje dhe Aktivitete Çlodhëse, me tre profile:
Studenti që përfundon studimet në “Universitetin Barleti”, në Master Profesional në programin Menaxhim në Turizëm, Mikpritje dhe Aktivitete Çlodhëse, ka mundësi punësimi si specialist i fushës përkatëse të studimit apo në rolin e menaxherit në:
Diplomë Master Profesional në Menaxhim në Turizëm, Mikpritje dhe Aktivitete Çlodhëse
Aplikimi për në “Universiteti Barleti” në programet e ciklit të dytë Master Profesional bëhet përmes rregullave dhe udhëzimeve të përcakuara nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MARS).
Në ciklin e dytë të studimeve Master Profesional, pranohet për të ndjekur studimet shtetasi shqiptar ose i huaj që plotëson kriteret e mëposhtme:
Pranimi i studentëve në ciklin e dytë Master Profesional në programin “Menaxhim në Turizëm, Mikpritje dhe Aktivitete Çlodhëse” bëhet mbështetur në kuotat e përcaktuara nga UniBa dhe të miratuara nga MARS, mbi bazë të standardeve të përcaktuara nga MARS, të akteve ligjore e nënligjore dhe rregulloreve të UniBa-së. Procesi i pranimit/regjistrimit vijohet me nënshkrimin e marrëveshjes dhe mbyllet me marrjen e numrit të matrikulimit nga QSHA.
Komisionet AdHoc të ngritur për çdo program studimi Master me vendim të Rektorit, shqyrtojnë të gjitha aplikimet dhe parashtrojnë për miratim te dekani i fakultetit, vlerësimet e dosjeve të aplikantëve sipas renditjes pasqyruar në listën e aplikantëve fitues.
Diplomë Master Profesional në Menaxhim në Turizëm, Mikpritje dhe Aktivitete Çlodhëse
Tarifa e studimit në Master Profesional programi “Menaxhim në Turizëm, Mikpritje dhe Aktivitete Çlodhëse”, në “Universiteti Barleti” është ndër më konkurueset në treg, pasi synohet ardhja në ndihmë studentëve për t’u dhënë mundësi studimi. Likuidimi i tarifës kryhet me 3 këste.
Kohëzgjatja normale e studimeve në Master Profesional në programin “Menaxhim në Turizëm, Mikpritje dhe Aktivitete Çlodhëse”është 1 vit akademik.
Koha maksimale e studimeve në Master Profesional në programin “Menaxhim në Turizëm, Mikpritje dhe Aktivitete Çlodhëse” është 2 vite akademikë.
Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife studimi shtesë.