Master Profesional në programin “Lidership dhe Menaxhim Burimesh Njerëzore” fokusohet në çështjet reale të biznesit dhe është strukturuar në mënyrë të tillë, që t’i ndihmojë pjesëmarrësit të jenë më krijues në të menduar dhe menaxherë më efektivë. Nëpërmjet programit pjesëmarrësit do të kenë mundësi të adresojnë sfidat e bizneseve në të cilat ata punojnë ose synojnë duke parashikuar dhe ndikimet përkatëse. Specializimi në lidership dhe burime njerëzore zhvillon njohuri më të thella të stileve të lidershipit, të cilat ndikojnë si tek individët edhe tek ekipet e punës. Mësimi i mjeteve të nevojshme për të drejtuar një grup, me synim performancën e tij të lartë, përbën një nga çështjet kryesore të marrëdhënieve me stafin.
Plani mësimor - Diplomë Master Profesional në "Lidership dhe Menaxhim Burimesh Njerëzore" (PDF)
Studenti që përfundon studimet në universitetin “Barleti”, në Master Profesional në programin Lidership dhe Menaxhim Burimesh Njerëzore, ka mundësi punësimi si specialist, analist apo menaxher i sektorit të burimeve njerëzore në:
Aplikimi për në universitetin “Barleti” në programet e ciklit të dytë Master Profesional bëhet përmes rregullave dhe udhëzimeve të përcakuara nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR).
Në ciklin e dytë të studimeve Master Profesional, pranohet për të ndjekur studimet shtetasi shqiptar ose i huaj që plotëson kriteret e mëposhtme:
Pranimi i studentëve në ciklin e dytë Master Profesional në programin “Lidership dhe Menaxhim Burimesh Njerëzore” bëhet mbështetur në kuotat e përcaktuara nga UB dhe të miratuara nga MASR, mbi bazë të standardeve të përcaktuara nga MASR, të akteve ligjore e nënligjore dhe rregulloreve të UB-së. Proçesi i pranimit/regjistrimit vijon me nënshkrimin e marrëveshjes dhe mbyllet me marrjen e numrit të matrikulimit nga QSHA.
Komisionet ad-hoc të ngritur për çdo program studimi Master me vendim të Rektorit, shqyrtojnë të gjitha aplikimet dhe parashtrojnë për miratim te dekani i fakultetit, vlerësimet e dosjeve të aplikantëve sipas renditjes pasqyruar në listën e aplikantëve fitues.
Tarifa e studimit në Master Profesional programi “Lidership dhe Menaxhim Burimesh Njerëzore”, në universitetin “Barleti” është ndër më konkurueset në treg, pasi synohet ardhja në ndihmë studentëve, duke u ofruar një mundësi studimi. Likujdimi i tarifës kryhet me 3 këste.
Kohëzgjatja normale e studimeve në Master Profesional në programin “Lidership dhe Menaxhim Burimesh Njerëzore” është 1 vit akademik.
Koha maksimale e studimeve në Master Profesional në programin “Lidership dhe Menaxhim Burimesh Njerëzore” është 2 vite akademikë.
Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife studimi shtesë.