Programi i studimit ofron kualifikime për tekniktë të lartë në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Në përfundim të studimeve studenti krijon një profil profesional e kulturor:
- me një gamë të plotë aftësish njohëse dhe praktike, që i nevojiten për të gjetur zgjidhje krijuese për probleme teknike në lidhje me fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit;
- për kryerjen e operacioneve komplekse me anë të veglave të punës, makinerive, aparaturave, apo pajisjeve të tjera elektronike;
- për demonstrimin e aftësive për planifikim, organizim dhe kontroll të veprimtarive të punës;
- me aftësi për kontroll dhe mbështetje për personelin, duke siguruar shpjegime ose udhëzues për të realizuar një veprimtari specifike.
Plani mësimor - Diplomë Profesionale në "Teknik për Pajisjet Elektronike dhe TIK" (PDF)
Diplomimi i studentëve në “Universiteti Barleti” në programin “Teknik për pajisje elektronike dhe për TIK” ofron mundësi karriere në:
- industrinë elektronike dhe të teknologjive të informacionit e komunikimit;
- ndërmarrjet dhe institucionet e ndryshme që përdorin pajisje elektronike dhe të teknologjisë së informacionit e komunikimit, si brenda dhe jashtë vendit.
Aplikimi për të studiuar në “Universiteti Barleti” në programin me karakter profesional “Teknik për pajisje elektronike dhe për TIK” bëhet përmes rregullave dhe udhëzimeve të përcakuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MARS).
Aplikantët fillimisht plotësojnë formularët A1/A1Z që të bëhen pjesë e sistemit.
Aplikimi bëhet në portalin universitar U-Albania.
Përzgjedhja e “Universiteti Barleti” dhe e programit “Teknik për pajisje elektronike dhe për TIK” bëhet përmes formularit A2/A3 në periudhat që përcaktohen me udhëzim nga MASR.
I gjithë procesi i aplikimit kalon në 3 raunde të cilat përcaktohen nga MASR.
SJELLIM NË VËMENDJE se aplikanti/maturanti mund të bëhet pjesë e UB-së vetëm kur e zgjedh UB-në dhe programin “Teknik për pajisje elektronike dhe për TIK”.
Në programin profesional “Teknik për pajisje elektronike dhe për TIK”, pranohet për të ndjekur studimet shtetasi shqiptar ose i huaj që plotëson kriteret e mëposhtme:
- Të vërtetojë me dokument zyrtar (Diplomë) mbarimin e një shkolle të mesme publike ose jopublike brenda ose jashtë Shqipërisë (ekuivalentuar sipas kritereve të përcaktuara nga MASR).
- Dorëzon të gjithë dokumentacionin e kërkuar sipas udhëzimeve rtë MARS dhe rregulloret e brendshme të UB-së.
- Të paguajë tarifën e studimeve sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuar në marrëveshjen mes UB-së dhe Studentit.
- Nuk rezultojnë të regjistruar në një program tjetër studimi.
Pranimi i studentëve në programin profesional “Teknik për pajisje elektronike dhe për TIK” bëhet mbështetur në kuotat e përcaktuara nga UB dhe të miratuara nga MARS, mbi bazë të standardeve të përcaktuara nga MARS, të akteve ligjore e nënligjore dhe rregulloreve të UB-së. Procesi i pranimit/regjistrimit vijohet me nënshkrimin e marrëveshjes dhe mbyllet me marrjen e numrit të matrikulimit nga QSHA.
Tarifa e studimit në programin me karakter profesional “Teknik për pajisje elektronike dhe për TIK” në “Universiteti Barleti” është ndër më konkurueset në treg, pasi synohet ardhja në ndihmë studentëve për t’i dhënë mundësi studimi. Likuidimi i tarifës kryhet me 3 këste.
Kohëzgjatja normale e studimeve profesionale të programit “Teknik për pajisje elektronike dhe për TIK” është 2 vite akademikë.
Koha maksimale e studimeve profesionale të programit “Teknik për pajisje elektronike dhe për TIK” është 4 vite akademikë.
Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife studimi shtesë.