Programi i studimit ofron kualifikime për teknik të lartë në fushën e fitnesit dhe përkujdesjes shëndetësore si dhe organizimit të aktiviteteve publike. Në përfundim të studimeve studenti krijon një profil profesional e kulturor:
Diplomimi i studentëve në Universitetin ‘‘Barleti” në programin ‘‘Operator në Fitness, Palestër dhe Organizim Eventesh Publike’’ ofron mundësi karriere të shumta në:
Aplikimi për të studiuar në “Universiteti Barleti” në programin me karakter Profesional ‘‘Operator në Fitness, Palestër dhe Organizim Eventesh Publike’’ bëhet përmes rregullave dhe udhëzimeve të përcakuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MARS).
Aplikantët fillimisht plotësojnë formularët A1/A1Z që të bëhen pjesë e sistemit.
Aplikimi bëhet në portalin universitar U-Albania.
Përzgjedhja e “Universiteti Barleti” dhe e programit ‘‘Operator në Fitness, Palestër dhe Organizim Eventesh Publike’’ bëhet përmes formularit A2/A3 në periudhat që përcaktohen me udhëzim nga MASR.
I gjithë procesi i aplikimit kalon në 3 raunde të cilat përcaktohen nga MASR.
SJELLIM NË VËMENDJE se aplikanti/maturanti mund të bëhet pjesë e UniBa-s vetëm kur e zgjedh atë si dhe ‘‘Operator në Fitness, Palestër dhe Organizim Eventesh Publike’’.
Në programin Profesional ‘‘Operator në Fitness, Palestër dhe Organizim Eventesh Publike’’, pranohet për të ndjekur studimet shtetasi shqiptar ose i huaj që plotëson kriteret e mëposhtme:
- Të vërtetojë me dokument zyrtar (Diplomë) mbarimin e një shkolle të mesme publike ose jopublike brenda ose jashtë Shqipërisë (ekuivalentuar sipas kritereve të përcaktuara nga MASR).
- Dorëzon të gjithë dokumentacionin e kërkuar sipas udhëzimeve rtë MARS dhe rregulloret e brendshme të UniBa-s.
- Të paguajë tarifën e studimeve sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuar në marrëveshjen mes UniBa-s dhe Studentit.
- Nuk rezultojnë të regjistruar në një program tjetër studimi.
Pranimi i studentëve në programin Profesional në ‘‘Operator në Fitness, Palestër dhe Organizim Eventesh Publike’’ bëhet mbështetur në kuotat e përcaktuara nga UniBa dhe të miratuara nga MARS, mbi bazë të standardeve të përcaktuara nga MARS, të akteve ligjore e nënligjore dhe rregulloreve të UniBa-s.
Procesi i pranimit/regjistrimit vijohet me nënshkrimin e marrëveshjes dhe mbyllet me marrjen e numrit të matrikulimit nga QSHA
Tarifa e studimit në programin ‘‘Operator në Fitness, Palestër dhe Organizim Eventesh Publike’’ në Universitetin ‘‘Barleti” është ndër më konkurueset në treg, pasi synohet ardhja në ndihmë studentëve për t’i dhënë mundësi studimi. Likuidimi i tarifës kryhet me 3 këste.
Kohëzgjatja normale e studimeve profesionale të programit ‘‘Operator në Fitness, Palestër dhe Organizim Eventesh Publike’’ është 2 vite akademike.
Koha maksimale e studimeve profesionale të programit ‘‘Operator në Fitness, Palestër dhe Organizim Eventesh Publike’’ është 4 vite akademike.
Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife studimi shtesë.