Programi i studimeve Shkenca Politike me profil Marrëdhënie Ndërkombëtare, u ofron studentëve dije, njohuri dhe ekspertizë për kërkim shkencor dhe aplikativ si edhe për trajtimin, vlerësimin dhe ofrimin e zgjidhjeve të problemeve ndërkombëtare.
Ky program synon të përgatisë: Analistë të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, studiues të marrëdhënieve me jashtë dhe politikave të jashtme të qeverisjes qëndrore dhe asaj vendore, negociatorë në marrëdhënie ndërkombëtare për finalizimin e marrëveshjeve me interes të përbashkët të palëve, aktorë të shoqërisë civile me fokus politikën e jashtme dhe të sigurisë.
Plani mësimor - Diplomë Bachelor në "Shkenca Politike me profil Marrëdhënie Ndërkombëtare" (PDF)
Studenti që diplomohet në “Universiteti Barleti” në programin Shkenca Politike me profili Marrëdhënie Ndërkombëtare ka mundësi punësimi në:
Aplikimi për të studiuar në “Universiteti Barleti” në programin “Shkenca Politike” në ciklin e parë Bachelor bëhet përmes rregullave dhe udhëzimeve të përcakuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MARS).
Aplikantët fillimisht plotësojnë formularët A1/A1Z që të bëhen pjesë e sistemit.
Aplikimi bëhet në portalin e Maturës Shtetërore: http://matura.qsha.gov.al
Përzgjedhja e programit “Shkenca Politike” dhe e “Universiteti Barleti” bëhet përmes formularit A2 në periudhat që përcaktohen me udhëzim nga MASR.
I gjithë procesi i aplikimit kalon në dy raunde të cilat përcaktohen nga MASR.
SJELLIM NË VËMENDJE se aplikanti/maturanti mund të bëhet pjesë e UB-së vetëm kur e zgjedh UB-në programin “Shkenca Politike”.
Në programin “Shkenca Politike”, cikli i parë i studimeve Bachelor, pranohet për të ndjekur studimet shtetasi shqiptar ose i huaj që plotëson kriteret e mëposhtme:
Tarifa e studimit në programin “Shkenca Politike” në “Universiteti Barleti” është ndër më konkurueset në treg, pasi synohet ardhja në ndihmë studentëve për t’i dhënë mundësi studimi. Likuidimi i tarifës kryhet me 3 këste.
Kohëzgjatja normale e studimeve në ciklin Bachelor është 3 vite akademikë.
Koha maksimale e studimeve në ciklin Bachelor është 6 vite akademikë.
Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife studimi shtesë.