Programi “Financë, Bankë, Sigurime dhe Pasuri të Paluajtshme” synon të krijojë një profil bashkëkohor të studentëve në një fushë që në kohën e sotme ka marrë rëndësi të veçantë. Ky program ka si qëllim t’i ofrojë studentit një bazë të mirë aftësish teorike dhe praktike, që e lejon atë të krijojë raporte besueshmërie dhe përgjegjësie profesionale në raport me institucionin publik ose privat; njëkohësisht e ndihmon studentin të plotësohet me aftësi e njohuri që do i nevojiten për të gjetur zgjidhje krijuese në fushën e financës, sigurimeve dhe pasurive të paluajtshme, si dhe për të njohur tregjet dhe intrumentat financiarë.
Plani mësimor - Diplomë Bachelor në "Financë, Bankë, Sigurime dhe Pasuri të Paluajtshme" (PDF)
Diplomimi i studentëve në “Universiteti Barleti” në programin “Financë, Bankë, Sigurime dhe Pasuri të Paluajtshme” ofron mundësi karriere në:
- sektorin bankar;
- tregjet financiare;
- agjensitë e audutimit;
- kompanitë e pasurive të paluajtshme;
- sektorin imobiliar;
- sektorin energjitik;
- sistemin shëndetësor;
- sistemin e transportit;
- turizëm;
- kompani prodhuese;
- kompani private/publike.
Aplikimi për të studiuar në “Universiteti Barleti” në programin “Financë, Bankë, Sigurime dhe Pasuri të Paluajtshme” në ciklin e parë Bachelor bëhet përmes rregullave dhe udhëzimeve të përcakuara nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MARS).
Aplikantët fillimisht plotësojnë formularët A1/A1Z që të bëhen pjesë e sistemit.
Aplikimi bëhet në portalin universitar U-Albania.
Përzgjedhja e “Universiteti Barleti” dhe e programit “Financë, Bankë, Sigurime dhe Pasuri të Paluajtshme” bëhet përmes formularit A2/A3 në periudhat që përcaktohen me udhëzim nga MASR.
I gjithë procesi i aplikimit kalon në 3 raunde, të cilat përcaktohen nga MASR.
SJELLIM NË VËMENDJE se aplikanti/maturanti mund të bëhet pjesë e UB-së vetëm kur e zgjedh UB-në dhe programin “Financë, Bankë, Sigurime dhe Pasuri të Paluajtshme”.
Në programin “Financë, Bankë, Sigurime dhe Pasuri të Paluajtshme”, në ciklin e parë Bachelor pranohet për të ndjekur studimet shtetasi shqiptar ose i huaj që plotëson kriteret e mëposhtme:
- Të vërtetojë me dokument zyrtar (Diplomë) mbarimin e një shkolle të mesme publike ose jopublike brenda ose jashtë Shqipërisë (ekuivalentuar sipas kritereve të përcaktuara nga MASR).
- Dorëzon të gjithë dokumentacionin e kërkuar sipas udhëzimeve të MARS dhe rregulloret e brendshme të UB-së.
- Të paguajë tarifën e studimeve sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuar në marrëveshjen mes UB-së dhe Studentit.
- Nuk rezulton i regjistruar në një program tjetër studimi.
Pranimi i studentëve në programin “Financë, Bankë, Sigurime dhe Pasuri të Paluajtshme” në ciklin e parë Bachelor bëhet mbështetur në kuotat e përcaktuara nga UB dhe të miratuara nga MARS, mbi bazë të standardeve të përcaktuara nga MARS, të akteve ligjore e nënligjore dhe rregulloreve të UB-së. Procesi i pranimit/regjistrimit vijohet me nënshkrimin e marrëveshjes dhe mbyllet me marrjen e numrit të matrikulimit nga QSHA.
Tarifa e studimit në programin “Financë, Bankë, Sigurime dhe Pasuri të Paluajtshme” në ciklin e parë Bachelor në “Universiteti Barleti” është ndër më konkurrueset në treg, pasi synohet t’u vihet në ndihmë studentëve për t’u ofruar mundësi studimi. Likuidimi i tarifës kryhet me 3 këste.
Kohëzgjatja normale e studimeve Bachelor në programin “Financë, Bankë, Sigurime dhe Pasuri të Paluajtshme” është 3 vite akademikë.
Koha maksimale e studimeve Bachelor në programin “Financë, Bankë, Sigurime dhe Pasuri të Paluajtshme” është 6 vite akademikë.
Akordimi i një viti shtesë akademik shoqërohet me aplikimin e një tarife studimi shtesë.
Kalendari akademik
Do jua përcjellë në një moment të dytë, pasi ta përgatisi Sekretaria Bachelor.