Instituti Shqiptar për Çështjet Publike (AIPA) dhe Universiteti Barleti (UniBa) vijojnë traditën e takimeve me Ambasadorë dhe Përfaqësues të Organizatave Ndërkombëtare në Shqipëri në kuadër të Platformës ARIO.
Në këtë kuadër, ditën e enjte, datë 10 shkurt 2022, në mjediset e Universitetit Barleti u zhvillua takimi i radhës me të ftuarin e nderit Ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Shkëlqesinë e Tij Z. Skënder Durmishi. Ambasadori Durmishi përgjatë këtij takimi me studentët dhe stafin pedagogjik të Universitetit Barleti diskutoi mbi historinë e shtetit të Kosovës si dhe rrugëtimin e tij demokratik në vigjilje të 14 vjetorit të pavarësisë. Ndër të tjera, Ambasadori Durmishi u ndal dhe tek rëndësia e marrëdhënjeve bilaterale mes Kosovës dhe Shqipërisë si dhe theksoi faktin që nevojiten më shumë bashkëpunime në aspektin ekonomik, social dhe kulturor. Ai shprehu gadishmërinë e tij për të vijuar bashkëpunimin me Institutin Shqiptar për Çështjet Publike - AIPA dhe Universitetin Barleti.
Për çdo informacion shtesë, ju lutem kontaktoni Institutin Shqiptar për Çështje Publike (AIPA), në adresën e E-mail: [email protected].
*******
The Ambassador of Kosovo, His Excellency Mr. Skënder Durmishi was the guest of honour in the monthly meeting of ARIO Platform
Tirana, 10 February 2022 - The Albanian Institute of Public Affairs (AIPA) and Barleti University (UniBa) continue the tradition of ARIO Platform by organizing meetings with Ambassadors and Representatives of International Organizations in Albania. Therefore, on Thursday, 10 February 2022, in the premises of Barleti University was held the meeting with the guest of honour, His Excellency Mr. Skënder Durmishi - Ambassador of Kosovo to Albania.
In this meeting of the ARIO Platform, Ambassador Durmishi discussed with the students and the teaching staff of Barleti University regarding the history of the state of Kosovo as well as its democratic journey on the eve of the 14th anniversary of independence. Among other things, Ambassador Durmishi stressed the importance of bilateral relations between Kosovo and Albania and highlighted the need for more cooperation in economic, social and cultural terms. He expressed his readiness to continue the cooperation with the Albanian Institute for Public Affairs - AIPA and Barleti University.
For further information, please contact Albanian Institute of Public Affairs (AIPA), at the E-mail address: [email protected]