Më datë 17 Maj në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Telekomunikacionit dhe Shoqërisë së Informacionit dhe 50 vjetorit të themelimit të Universitetit “Fan S.Noli” Korçë, Departamenti i Menaxhimit dhe Departamenti i Informatikës në Universitetin “Fan S.Noli” në bashkëpunim me Universitetin “Barleti” dhe Albanian University, organizuan Forumin Studentor me temë: “Transformimi digjital në kohën e sfidave”.
Universiteti Barleti në këtë forum u përfaqësua nga studentët e Departamentit të Shkencave të Aplikuara dhe Kompjuterike Medina Rrokja, Gevio Tabaku dhe Joel Melesini nën përkujdesin e pedagoges Esmeralda Kazia, të cilët referuan mbi temat më aktuale sesi kontribuon shfrytëzimi i teknologjive informative dhe komunikuese në përparimin ekonomik dhe zhvillimin e shoqërisë, tejkalimin e hendekut digjital gjithmonë me synimin për zhvillimin e sektorit të telekomunikacionit.