Më datë 14 qershor Universiteti Barleti dhe Instituti Shqipëtar për Çështjet Publike zhvilloi Tryezën e Rrumbullakët me temë " Kriza - Tipare të përbashkëta dhe dallime në Shqipëri Europë dhe më Gjërë". Ky aktivitet kosiderohet si pjesë e disa aktiviteteve të tjerë të zhvilluar në formën e leksioneve të hapura në bashkëpunim me programin BrainGain. Fale bashkëpunim u mundësua pjesëmarrja në Universitetin Barleti i Z. Ilir Mitezi , Profesor në Michigan University. Në këtë aktivitet morën pjesë akademikë të shquar të fushës së ekonomisë dhe jo vetëm, përfaqësues organizatash jo publike, përfaqësues të shoqatave tregtare , pedagogë dhe studentë të UB-së. Tryeza kishte si synim paraqitjen e situatës me të cilën po përballet tashmë ekonomia globale, duke u përqëndruar në arsyet dhe pasojat e saj. Në prezantimin e tij Z. Mitezi bëri një paraqitje shumë të qartë të mënyrës sesi mungesa e prodhimtarisë shkaktoi krizën në Greqi dhe sesi kjo krizë u përkeqsua me kalimin e kohës si pasojë e mos funksionimit të masave të marra. Ai u parashtroi pjesmarrësve dhe cilat janë mundësitë dhe mekanizmat për të dalë nga kriza, mekanizma këto që kërkojnë kohë dhe shumë impenjime. Vend të rëndësishëm në diskutime zuri edhe situata në të cilën ndodhet Shqipëria, duke dhënë një panoramikë të treguesve makroekonomikë të Shqipërisë dhe duke analizuar në detaje gjendje në të cilën ndodhet vendi ynë. Si u prit kriza nga vendet e tjera me probleme ekonomike dhe çNULLfarë masash morën ato, a jemi në kohë ne për të shmangur atë që po i ndodh disa prej këtyre vendeve, dhe mënyra sesi ekonomitë e vendeve të Evropës Juglindore arritën të zhvilloheshin para disa vitesh duke qënë një shembull i mirë për tu ndjekur ishin disa nga argumentat e tjera të trajtuara në këtë tryezë.
Tryeza zgjati për më shumë se dy orë dhe shoqërua me debate shumë interesante nga të pranishmit. Disa nga përfundimet më interesante që mund të përmendim: