Universiteti Barleti vijon me një periudhë trajnimesh intensive të stafit akademik ku rëndësi e vecantë i është kushtuar trajnimeve kryesisht për Google Classroom dhe Google Meet, duke mundësuar bashkëveprimin në një ‘klasë virtuale’ në të njëjtën mënyrë si në një klasë standarde. Ideja e mësimdhënies dhe të mësuarit në çdo kohë dhe kudo me burimet e Internetit si mbështetje, tingëllon e pashembullt.
Në këtë kuadër Departamenti i Shkencave te Aplikuara dhe Kompjuterike nën përgjegjësinë e pedagogëve Esmeralda Kazia dhe Amir Esmaeilakhtar, zhvilloi sot më dt 27.10.2020 trajnimin e stafit mbi përdorimin e komponentëve të G-Suite for Education.