Instituti i Edukimit “Barleti” ( IEB) organizoi në datën 21 nëntor 2019 leksionin e hapur me studentët e Masterit të Edukimit në “Mësimdhënie dhe të nxënë” dhe të Masterit Shkencor në Mësuesi “Edukim Fizik dhe Spore” leksionin e hapur me temë “Pse sistemi arsimor i Finlandës vlerësohet si më i miri”.
Leksioni u mbajt nga pedagogu i shkencave të edukimit Dr.Robert Gjedia, i cili paraqiti pikat e forta të sistemit arsimor parauniversitar të Finlandës lidhur me përmbajtjen e kurrikulës dhe metodologjitë e mësimdhënies dhe të nxënit, ku evidentoi se në shkollat finlandeze nuk përdoren testet e standardizuara; mësuesit kanë përgjegjësi të lartë ndaj të nxënit; të nxënët nuk shihet si konkurencë, por si bashkëpunim; përparësi konsiderohet barazia sociale në mjediset e shkollës; fëmija e fillon shkollën 7 vjeç, duke e lidhur dhe me shpjegime nga teoritë përkatëse, psikologjike; të gjithë nxënësit marrin ushqim falas në shkollë; ata kanë mbështetje në kujdes shëndetsor dhe këshillim psiko-pedagogjik, si dhe udhëzime të individualizuara për secilin nxënës/e; nxënësve u ofriohen mundësi për shkollim të mëtejshëm, pas shkollës së mesme, në universitete ose formim profesioanl; matura shtetërore opsionale; fillimi i shkollës jo herët në mëngjes, por nga ora 10:00; të nxënët me mësues të njëjtë gjatë gjashtë viteve të para të shkollimit bazë; klima dhe atmosfera në mjediset e shkollës; pak detyra shtëpie ose aspak, si dhe organizimi i ditës mësimore në shkollë.
Leksioni u prit me interes si dhe pati shumë pyetje dhe diskutime, të cilat lindin dhe nga idetë se i mund të zbatohen pikat e forta të Finlandës në kontekstin arsimor, shqiptar.