KËRKIMI SHKENCOR NË UniBA


Kërkimi bazë si pjesë e kërkimit shkencor në Uniba synon të përmiresojë teoritë dhe të kuptuarit ose parashikimin e fenomeneve të natyrës, shoqërise, ekonomise etj. I nxitur nga kurioziteti dhe deshira për njohuri të reja, kërkimi bazë shërben si karburant i novacioneve të shkencave të aplikuara qe studiohen ne UniBa. Ai tenton të përgjithësojë njohuritë rreth fenomeneve të veçuara si me interes, dhe në filozofinë e tij kërkon të mbledhë sa më shumë njohuri për hir të dijes.

E kunderta e kërkimit baze, si komponent tjetër i kërkimit shkencor, është kërkimi i aplikuar që synon në zgjidhjen e problemeve të së përditëshmes, rezultatet e së cilit kanë efekt të menjëhershëm dhe praktik.

Kërkimi bazë studion raste dhe eksperienca të veçanta, individuale, jo përgjithësuese, te identifikuar nga akademikët, apo studentët, duke njohur faktin që variablat janë në ndryshim të vazhdueshëm e konstant. Ndërsa kërkimi i aplikuar në të kundërt, kërkon përgjithësime të situatave konkrete duke supozuar që variablat nuk ndryshojnë.

Kërkimi bazë ne UniBa është i lidhur ngushtë me eksperiencën akademike dhe ka një ndikim të madh në jetën dhe të ardhmen studentore sepse ai përditëson dijet e akdemikëve,duke i bërë transferues dijesh me cilësi të lartë, duke shtuar materialet mbështetëse të mësimit ne auditor me gjetje bashkëkohore, duke nxitur investimet si pasojë.

KONFERENCË SHKENCORE NDËRKOMBËTARE

SCIENCE FOR YOUTH

Call for Papers

Barleti University is opening the call for papers for the International Conference "Science For Youth" to be held in Tirana, on 27-28 May 2022.

This conference brings together Albanian and International researchers from different areas, such as: Psychology, Education, Sports and Wellbeing, Architecture, Creative Industries, Computer Science, Economy, Tourism, Law and Political Science, focusing on applied research gravitating towards youth issues in the contemporary world. The postmodern world poses significant challenges to finding smart, rapid and flexible solutions to complex problems. The Covid 19 pandemic was and still is, a critical global issue, affecting not only population health and wellbeing, but also education, economy, human rights, social policies etc. Youth represent the fraction of the population which will be particularly affected from challenges, changes and innovation in the near future.

Keynote speakers of the conference are distinguished international professors and professionals of their fields who will bring their knowledge and expertise from very diverse cultural contexts.


Partnerët

KEYNOTE SPEAKERS

STRUKTURA

ORGANIGRAMA E BARLETI GRUP ME UNIBA NË QENDËR

Kërkimi shkencor në UniBa zhvillon komponentët e tij si kërkimin bazë e të aplikuar nëpërmjet një strukture bashkëkohore si ne vijm, ku njësitë organizative janë të organizuara në mbështetje të fushave kërkimore prioritare dhe te novacionit, si pjesë e pandashme e të dy llojeve të kërkimit shkencor.

Procesi i kërkim-zhvillimit dhe inovacionit, në mënyrën e kohës që është konceptuar në UB, është kompleks dhe kërkon jo vetëm angazhim e vëmendje por edhe inteligjencë dhe të kuptuarit në thelb të procesit. Për këtë arsye, në drejtim të tij, marrin pjesë disa aktorë të rëndësishëm, si të nivelit të politikbërjes, ashtu dhe të aksionit konkret të realizimit të synimeve. Kjo detyrë, fraksionohet dhe realizohet nëpërmjet punës organizuese të disa titullarëve të renditur, sipas shkallës së hierakisë, si pason:

Koordinatore për Kërkim dhe Zhvillim

PhD. Kejda Nuhu

Eshtë një menaxher praktik i organizimeve ndërsektoriale, hulumtuese dhe akumuluese të ideve, propozimeve, njëkohësisht në gjurmim e ndjekje të problemeve dhe mundësivenë mënyrë të zhdërvjelltë. Ai koordinon të gjitha veprimet dhe ndërveprimet individuale apo në rrjet të aktiviteteve dhe iniciativave të sipërmarrjeve universitare e më përtej.

Biografi e shkurtër

Dekanë Fakultetesh

Persona me aftësi drejtuese të natyrës së sipërmarrjes po aq sa njohës të aspektit akademik të fushës që mbulon fakultetet që drejtojnë. Ata kanë detyrë të përcjellin procesin e kërkim – zhvillim – novacionit deri në fund në fakultetet e tyre, po aq të rëndësishme sa dhe detyra e menaxhimit të çështjeve akademike të formimit të studentëve.

Drejtorë Institutesh dhe Qendrash

Kërkues të apasionuar, me pasion për të ndërtuar e propozuar projekte e zbatuar më tej, me intuitë teknike e organizative. Ata drejtojnë procesin e gjenerimittë ideve praktike dhe novatore, nëpërmjet projekteve, ofrojnë mundësi zhvillimi dhe rritjeje te shpirtit novator të studentëve, akademikëve, sipermarrësve, duke ndihmuar zhvillimet ekonomike, politike e shoqerore te vendit njëkohësisht.

BRIDGE

Qendra e Kërkimit dhe Novacionit për Zhvillim dhe Sipërmarrje

Rreth BRIDGE

BRIDGE është një nismë e Universitetit Barleti që ka për qëllim të nxisë, mundësojë dhe të promovojë rëndësinë e kërkimit shkencor për Shqipërinë dhe Rajonin, i cili së bashku me novacionin dhe transferimin e teknologjive vlerësohen si faktorë themelorë për një ekonomi të orientuar nga dijet.

Sistemet e kërkimit dhe novacionit (R&I) janë pjesë e një ekosistemi kompleks që bashkërendon elementë të ndryshëm për të funksionuar në mënyrë optimale. Këta janë: kërkim shkencor që prodhon rezultate me cilësi të lartë, shkëmbime të njohurive midis kërkuesve dhe më përtej, që mundësojnë novacionin shumë dimensional, dhe kornizë ligjore që mbron gjetjet e kërkimit nëpërmjet pronësisë industriale dhe të drejtës së autorit që nxisin më tej novacionin në kërkim.

ORGANOGRAMA BRIDGE (PDF)

BRIDGE, si përcjellës i vizionit të Universitetit Barleti, synon të mundësojë, brenda tij dhe në ekosistemin e universiteteve shqiptare, kërkimin shkencor me ndikim në shoqëri, politikë, ekonomi, ambient, teknologji etj, si dhe të rris ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e kërkimit në formimin e brezit të ri të studentëve dhe kërkuesve të rinj. Në nivel rajonal Bridge shfrytëzon pozitivisht diversitetin e sistemeve kombëtare të kërkimit dhe novacionit, duke mundësuar bashkëpunimin në projekte kërkimore dhe rritur kështu potencialin e rrjetëzimit të konsorciumeve kërkimore dhe krijuar dhe zhvilluar kapacitete për kërkimin dhe novacionin rajonal.
Bridge synon të promovojë në nivelin UniBa-s dhe më gjerë në nivel kombëtar dhe rajonal një kulturë të thellë kërkimi që duke rritur kapacitetin kërkimor zhvillon paradigma, teori dhe metoda të reja.
BRIDGE duke ndërvepruar me aktorët e ekosistemit shqiptar dhe rajonal synon të sensibilizojë universitetet dhe organizmat kërkimore-shkencore dhe të zhvillimit mbi rëndësinë e kërkimit dhe novacionit dhe rolin e tij si katalizator i zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të vendit. Gjithashtu ajo synon të krijojë sinergji me strategjitë, axhendat dhe veprimtaritë e sistemeve dhe strukturave të Kërkimit dhe Novacionit të vendeve në rajon për të nxitur zbatimin e praktikave me të mira e të suksesshme ndërkombëtare Evropiane në procesin e gjenerimit të dijeve të reja.
Akset operative të qendrës BRIDGE, si orientuese të kërkimit me ndikim pozitiv në ekonominë kombëtare dhe rajonale

1.      Konkurueshmëria dhe sipërmarrja - nxitjen dhe mbështetjen e konkurueshmërisë që ushqen novacion, krijon dhe nxit sipërmarrjen.
2.      Industritë kreative, turizmi dhe sektorët e ndërlidhur- një përqasje e integruar që con përpara sektorin e turizmit dhe të gjitha fushat e ndërlidhur me të, në nivel kombëtar dhe rajonal.
3.      Novacioni dhe e ardhmja dixhitale- si pjesë e kulturës dixhitale dhe zhvillimit të qendrueshëm , mjet i fuqishëm për sfidat e ardhme.
4.      Qytetet “e zgjuar” dhe rritja urbane- një sipërmarrje novatore që siguron një ekuilibër midis faktorëve socialë, ekonomikë, mjedisorë, njerëzorë, kulturorë dhe teknologjikë.
5.      Mirëqeverisja dhe shteti i së drejtës - mirëqeverisja dhe shteti i të së drejtës sipas praktikave më të mira evropiane dhe ndërkombëtare në kuadër e integrimit evropian.
6.      Kapitali njerëzor për rritjen e qendrueshme - Zhvillimi i kapitalit njerëzor dhe përditësimi i aftësive dhe kompetencave të tij në mbështetje të novacionit, sipërmarrjes, zhvillimit dhe sfidave të reja.
7.      Shëndeti, sporti dhe edukimi fizik - Krijimi i një qasjeje novatore edhe në fushën e shëndetësisë dhe sportit, jo vetëm për të plotësuar kërkesat e edukimit fizik por edhe për të zhvilluar një ofertë të re të integruar si pjesë e zinxhirit mes shëndetit, sportit dhe edukimit fizik, dhe zhvillimit.
Funksionet e qendrës BRIDGE:
1.të mbështesë, akomodojë, komercializojë dhe promovojë proceset dhe produktet e kërkimit në UniBa
2. të menaxhojë patentat, licensat, të drejtën e autorit etj
3. të kultivojë frymën e kërkimit  brenda komunitetit të akademikeve, studentëve dhe partnereve në UniBa
4. të përmirësojë në mënyrë të vazhduar cilësine e kërkimit në UniBa dhe më gjerë dhe te zhvillojë lirinë akademike dhe bashkëpunimit kombëtar, rajonal e më përtej.
5.  të mundësojë transferimin e teknologjive dhe dijes kur procesi i kërkimit gjeneron të tilla si dhe te kapitalizoje arrijet dhe gjetjet
6. të kordinojë dhe zbatojë projekte konkrete kërkimi apo konsulence  
7. të ofrojë konsulencë në projekte konkrete që synojnë të japin kontributin e tyre në rritjen ekonomike dhe përmirësimin e standarteve të jetës në përgjithësi
8. të ngrejë profilin kombëtar te kërkimit dhe novacionit duke nxitur kërkimin ndër disiplinor  në ekosisteme zhvillues
9.  të promovojë aktivitetet e kërkimit, të lidhura më kërkimin- zhvillimin  në UniBa dhe me gjerë si psh konferenca dhe forume shkencore, publikime artikujsh, publikime  revistatsh, bulitene etj.
  • 15 Dhjetor 2023

Prezantohet projekti “Improving Household Hazardous Waste Management System in Tirana”

Më shumë
Prezantohet projekti “Improving Household Hazardous Waste Management System in Tirana”
Thirrje për Research Expertise
  • 09 Tetor 2023

Thirrje për Research Expertise

Më shumë
  • 25 Gusht 2023

UniBa fitues i tre projekteve të thirrjeve të AKKSHI

Më shumë
UniBa fitues i tre projekteve të thirrjeve të AKKSHI
UniBa pjesë e programit READ (Research Expertise from the Academic Diaspora) të AADF
  • 12 Qershor 2023

UniBa pjesë e programit READ (Research Expertise from the Academic Diaspora) të AADF

Më shumë

Fakulteti i Ekonomisë, Qeverisjes dhe Drejtësisë


Vizito faqen

Fakulteti i Shkencave Sociale, Turizmit dhe Sportit


Vizito faqen

Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Industrive Kreative


Vizito faqen

INSTITUTE DHE QENDRA

Platformat ndihmuese të kërkimit aplikativ në Universitetin Barleti, Institutet dhe Qendrat, i shërbejnë stafik akademik dhe kërkimor të UniBa-s, në realizimin e këtij komponenti të kërkimit shkencor nëpërmjet projekteve që bazohen në cështje të jetës reale. Tematikat e projekteve të fituara së fundmi variojnë nga fusha e Turizmit dhe Sektoreve të lidhur me të (psh. “Regional Academy of Adventure Guides” nga RCC që zbatohet nga BIRD) apo atë të Të Drejtave Të Njeriut ( psh. Lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm GCERF që zbatohet nga Adriapol) dhe Zhvillimit Ekonomik (psh.Fuqizim ekonomik i shtresave vulnerabël dhe stimulimi i sipërmarrjes nga Terres des Hommes që zbatohet nga Adriapol) apo atë të Edukimit dhe cështjeve sociale(psh. Educate in Healthy, Safety and Security Environment nga IADSA që zbatohet nga Shoqata Barleti, nga eficenza energjitike Reehub Plus IPA II CBC ITALY-ALBANIA-MONTENEGRO që zbatohet nga BIRD). Projektet e Instituteve nuk ndihmojnë vetëm në realizimin e kërkimit të aplikuar të akademikëve por krijojnë edhe mundësi për networking dhe bashkëveprim të gjerë dhe afatgjatë. Një prej tyre është edhe ngritja e platformës ARIO (Ambassadors and Representatives of International Organizations Platform) nga AIPA, për të sjellë çdo muaj një ambasador në UniBa për të trajtuar një çështje të veçantë dhe të bashkëbiseduar me studentët dhe stafin akademik.



Bashkëpunime dhe Partneritete

Si institucion gjerësisht korporativ, UniBa ka një partneritet të gjerë bashkëpunimi institucional. Në nivel universitar, ai ka marrëveshje bashkëpunimi me universitetet më në zë publike të vendit, me Universitetet Clemson, Arkansas dhe Karolinës së Jugut në SHBA, të Barit dhe Xhenovas në Itali, me kompleksin universitar të Vigos në Spanjë dhe është në rrugë e sipër të nënshkrimit të të tjerave marrëveshje të tilla.

Shumica e këtyre marrëveshjeve kanë shërbyer për mobilitete të personelit akademik dhe studentëve, për shkëmbim të dokumentacionit akademik shkollor dhe po zhvillohen biseda e takime për ndërtimin e programeve të përbashkëta për t’u realizuar vitin e ardhshëm.

Ndërkohë, institucioni shfrytëzon gjerësisht marrëveshjet e nënshkruara me disa ministri, Këshillin Kombëtar të Kontabilitetit, njësi të rëndësishme të administratës publike si Drejtoria e Arkivit, Zyra Shqiptare për të Drejtën e Autorit, firma juridike, ndërmarrje e biznese të rëndësishme, banka etj.

Projekte dhe Publikime

Programe dhe Projekte

Projektet e punuara në institucion e kanë përfshirë këtë të fundit në programe të rëndësishme në fushën e komunikimit dhe teknologjive të reja, ruajtjes e mbrojtjes së mjedisit, efiçencave energjetike dhe ekspertizave përkatëse, të shkollës komunitare dhe zbatimit të nocioneve të reja në shkollë e komunitet si dhe në programe masive të ringjalljes rinore dhe të drejtat e njeriut dhe shtresave të ndryshme në nevojë dhe me aftësi të kufizuara. Në kuadrin e këtyre programeve lidhje akoma më të ngushta me biznesin dhe shoqërinë civile janë krijuar dhe mjaft elementë të zhvillimeve të këtyre programeve janë bërë pjesë e programeve të reja të studimit të propozuara në të gjitha fushat që kultivohen në institucion (dhjetë programe profesionale dhe trembëdhjetë programe bachelor); një risi e mohës është pjesëmarrja e UB si njësi e miratuar në nivel nacional në trajnimi dhe kualifikimin e mësuesve në nivel vendi.

Konferenca dhe Publikime

Institucioni kultivon dijet e tij dhe përhapjen e tyre në mjedis shkencor të kualifikuar nëpërmjet organizimit të konferencave shkencore ndërkombëtare: “Shoqëria e mirë – një qasje shumëdimensionale”, Sporti Ballkanik – zhvillime dhe perspektiva”, “Marrëdhëniet strategjike mes vendeve ballkanike - vlerat e përbashkëta dhe Globalizmi”. Dy konferencat e fundit të organizuara në UniBa:

  • Konferencën e parë Ndëruniversitare Akademike, me temë “Sfidat e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit të Aplikuar në Shqipëri”. 19.11.2020
  • Konferenca Shkencore Ndëruniversitare “Mundësitë dhe Sfidat për një Zhvillim të Qëndrueshëm të Turizmit“, u zhvillua më 27.05.2021.

kanë shërbyer si platforma për të nxitur krijimin e punimeve shkencore nga grupe bashkëautorësh brenda UniBa-s por edhe për tu bërë pjesë e paneleve që mbledhin edhe kërkues shkencor nga universiteteve të tjera. Po ashtu, personeli akademik merr pjesë në konferenca shkencore jashtë vendit me referime si dhe boton punime të tij në revista shkencore të kohës dhe me faktor impakti.

REGJISTROHU NË NEWSLETTER