Partneriteti Industri - Universitet ofron mundësi të reja për universitetet duke rikonfiguruar mënyrën se si edukimi financohet, zhvillohet, tregtohet, shpërndahet dhe mbështetet (Educause, 2003).
Me këtë përqasje, UniBa duke përdorur partneritetet me industritë është i ndërgjegjshëm për përfitimin reciprok.
Për UniBa-n këto partneritete sigurojnë mbështetje financiare për misionet arsimore, kërkimore dhe të shërbimit; pasurojnë përvojen e studentëve dhe të fakultetit; identifikojnë probleme të rëndësishme e interesante të jetës së përditshme të biznesit; rrisin zhvillimin ekonomik rajonal dhe mundësitë e punësimit për studentët dhe popullsinë.
Nga ana tjetër partneriteti me UniBa-n ofron për industritë qasje në ekspertizën që u mungon; ndihmesë në rinovimin dhe zgjerimin e teknologjive; qasje të re për studentët si punonjës potencialë; qasje më të gjerë në kërkim dhe nxitje të aftësive të brendshme kërkimore.
Në UniBa bashkëpunimi me industritë private dhe ndërmarrjet që operojnë në sektorin publik e privat ka qenë gjithmonë faktor kyç në praktika mësimore por dhe zhvillim kurrikular sipas kërkesave të tregut të punës.
Për të realizuar gjithnjë e më mirë misionin e ecjes paralele me zhvillimet e fundit, UniBa ka krijuar struktura ndihmëse që konkretizojnë analizën e tregut, burimeve dhe nevojave të tij, si edhe përshtatjen e tij me potencialet dhe aspiratat e UniBa-s.