Në kuadër të projektit Erasmus+ KA 171, së fundmi, Universiteti Barleti ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin “Tor Vergata” në Romë.
Siparin e këtij bashkëpunimi të suksesshëm, e hapi mobiliteti i studentëve, të cilët ishin pjesë e departamentit të sporteve dhe programit të marketingut (pjesë e Departamentit të Ekonomisë, Sipërmarrjes dhe Financës). Studentët tanë po ndjekin orë leksioni dhe aktivitete të tjera të ndërlidhura me fushën e tyre të studimit.
Ky bashkëpunim pritet të jetë frydhënës nga ana institucionale dhe akademike, si për studentët, ashtu dhe për stafin akademik.