Me kënaqësi njoftojmë se Universiteti Barleti ka arritur të fitojë projektin e titulluar "Qytetet nëntokësore në Shqipëri" në fushën e Biodiversitetit dhe Mjedisit nga AKKSHI.
Qytetet nëntokësore, një thesar harruar në trashëgiminë tonë, paraqesin një kompleks unik i hapësirave nëntokësore me një histori të pasur. Ndërtuar për sigurinë tonë para viteve '90, këto struktura ofrojnë një mundësi të rrallë për inovacion në arkitekturë dhe urbanizëm.
Ky projekt shërben si një mbrojtës dhe promovues i trashëgimisë kulturore, duke krijuar lidhje me arsimin, trashëgiminë kulturore, inovacionin, dhe ruajtjen e elementeve historike për sigurinë kombëtare.
Fokusi ynë tek Qytetet nëntokësore, Tunelet ushtarake, Rijetëzimi i trashëgimisë kulturore, Inovacioni, Mbrojtja e mjedisit, Biodiversiteti, dhe Siguria kombëtare shënon një hap drejt një të ardhme më të qëndrueshme dhe të pasur në kulturë.