Komunikimi mund të jetë gjuhësor, që do të thotë kur përdoret një gjuhë natyrore ose jo gjuhësore. Një shembull i komunikimit jo-gjuhësor është “gjuha e trupit”; përdorimi i të treguarit me gisht, gjestikulacionit/ bërja e gjesteve/ gjestet dhe shprehja e fytyrës që një njëri që dëgjon dhe një njëri që nuk dëgjon përdorin me njëri-tjetrin kur nuk kanë një gjuhë të përbashkët.
Megjithatë njerëzit që nuk dëgjojnë dhe që janë nga i njëjti komunitet përdorin një gjuhë natyrore për komunikimin gjuhësor ndërmjet tyre. Ata mbështeten në një gjuhë të përbashkët shenjash për ndërveprim.
Për një informacion më të detajuar rreth mësimit të gjuhës së shenjave, na vizituan Z. Florjan Rojba Drejtor Ekzekutiv të ANAD- Shoqata Kombëtare Shqipëtare e Njerzve që nuk Dëgjojnë dhe stafit te tij, ku informuan studentët rreth profesionit të interpretëve si një profesion i së ardhmes dhe e drejta e njerëzve që nuk dëgjojnë për akses në shërbime.
Programi i trajnimit të instruktorëve dhe interpretëve të gjuhës së shenjave shqipe zbatohet nga Shoqata Kombëtare e Njerëzve që Nuk Dëgjojnë (ANAD) mbështetet nga Shoqata Finlandeze e Njerëzve që Nuk Dëgjojnë dhe nga UNDP në Shqipëri, në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “Askush të mos mbetet pas/Leave no one behind” dhe Qeverisë Shqiptare.