Universiteti Barleti organizoi dje tryezën e rrumbullakët me temë "Drejtësia shqiptare dhe Strasburgu". Ajo synoi të paraqesë frymën europiane të së drejtës brenda legjislacionit shqiptar, në një kohë kur të gjithë synojmë Europën dhe forcimin e shtetit ligjor (si parametër për të hyrë në të). Diskutimet u përqëndruan rreth implementimit të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut në legjislacionin shqiptar, sa kuptohet ajo nga administrata shqiptare, ku ndodhet praktika jonë gjyqësore dhe çNULLvend zë procedimi i mëtejshëm në Gjykatën e Strasburgut kur vendimet e marra bien në kundërshtim me Konventën.
Interpretimi juridik i sfidës evropiane të së drejtës u paraqit në punimet vjetore të studentëve të vitit të dytë të fakultetit të drejtësisë, që ngacmuan debatin mes figurave të ftuara publike - si Çlirim Gjata (kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve), Spartak Ngjela (deputet), Njazi Jaho (jurist i shquar kostitucionalist), Agim Tartari (avokat penalist), Kozara Kati (drejtuese e Shoqatës së të Drejtave të Njeriut), Fatmira Laskaj (kryetare e komisionit për Deklarimin e pasurive), Skënder Haluca (nënkomisioner i Avokatisë së popullit) - dhe auditorit akademik të Universitetit Barleti ndër të cilët prof. dr. Luan Omari (jurist dhe anëtar bordi), prof. Arben Puto (anëtar i Këshillit Akademik), Përparim Kalo (anëtar i Këshillit Akademik), prof. as. Luan Hajdaraga (ish-ministër, pedagog), Erinda Bllaca (shefe e Drejtorisë Juridike në Ministrinë e Mbrojtjes dhe pedagoge e së Drejtës civile në UB), Avenir Peka (këshilltar i kryeministrit për Sigurinë Kombëtare dhe pedagog i të Drejtës Publike), Erion Kristo (pedagog) etj.
Më shumë rreth trajtesave
Janë një risi e kurrikulave të UB prezantimi i punimeve vjetore duke nisur nga viti i dytë (dhe jo në fund të karrierës akademike), një fillim ky i mbarë për brezat që do pasojnë, me larminë që jeta dhe jurisprudenca shqiptare jep herë pas here në evoluimin e demokracisë në Shqipëri.
Në prezantimin e disa prej këtyre punimeve në tryezën e sotme ia vlen të theksohet tema e trajtuar mbi "E drejta zakonore" (mbajtur nga studentja Esilia Tabaku) e cila diti të gërshetojë traditën zakonore të së drejtës shqiptare, me atë që fatkeqësisht përjetojmë si fenomen i shëmtuar dhe primitiv - gjakmarrja, fenomen i cili duhet njohur por edhe izoluar e parandaluar, për të hyrë në familjen evropiane. "Nuk është problemi se jemi njerëz të egër, hakmarrja është pjesë e natyrës njerëzore. Por nëse shihet vrasësi në rrugë, kjo nuk përballohet. Drejtësia ka sens komun, jo sens teknik. Ligji ka karakter formal. Populli nuk merr pjesë në vënien e drejtësisë. Ai që ndërmerr aktin e hakmarrjes abuzon me lirinë. Por më shumë se vlerësimi si inferior i kujt i drejtohet hakmarrjes, duhet të kuptohet se kjo ndodh kur e drejta nuk funksionon." tha avokati Ngjela.
Kjo u pasua nga kuptimi shumë i qartë, i detajuar dhe me nivel të lartë të të kuptuarit, të "Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut" (prezantuar nga studentja Edlira Osmani) ku spikati përzgjedhja e duhur e neneve të Konventës në të cilat Shqipëria aderon, por jurisprudenca e saj herë pas here, në vendimet që jep, harron tNULLi zbatojë. Sipas Kozara Katit është për të pyetur sa gjyqësori shqiptar është i përgatitur të zbatojë nenin 116 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë referuar hierarkisë së zbatimit të Konventës Europiane dhe marrëveshjet e tjera mbi të drejtat e njeriut, të ratifikuara nga parlamenti shqiptar?
Trajtesa në vijim "E drejta e jetës" (e studentes Matilda Xhambazi) nxori në pah rëndësinë prioritare të të kuptuarit me thelb të privilegjit të të ardhurit në jetë dhe të jetuarit mirë e shëndetshëm në një shoqëri civile e qytetare.
Kumtesa e katërt (mbajtur nga studenti Jurgis Çurbja), përmblodhi një temë si "Ekstradimi", ku u përballën disa politika (si ajo e periudhës së Zogut me atë që realiteti penal sot në Shqipëri zotëron.
Ky takim u finalizua me trajtesën "Tradita autoritare e sistemeve qeverisëse në Shqipëri" (mbajtur nga studenti Denis Prifti), ku spikati fryma sa historike për të kuptuar më saktë rrugën që ka ndjekur qeverisja në Shqipëri dhe ku me të drejtë lind pyetja "si do të jetë e ardhmja e qeverisjes dhe lidershipit brenda shoqërisë shqiptare?"
Sipas prof. Luan Omarit sistemi qeverisës në fund të vitin 1990 nuk u përmbys në mënyrë të dhunshme: lëvizjet studentore dhe reagimet e qeverisë sNULLpatën karakter të tillë, dhe e njëjta vlen dhe për vitin 1997 që ishte më shumë rezultat i anarkisë sesa i përmbysjes me dhunë i klasës qeverisëse. Erion Kristo përmbylli ndërhyrjet duke kujtuar se "Nuk janë vetëm juristët që duhet tNULLi japin ritëm shoqërisë, por dhe shoqëria duhet tNULLua japë atyre. Fakti që në Shqipëri vrasësit mund të qarkullojnë të lirë është shenjë se, jo vetëm Gjykata, por sistemi nuk funksionon në Shqipëri. Vetëm duke parë çNULLnevoja kemi, do të dimë të gjejmë zgjidhjet, pa i importuar ato atëherë kur paralajmërohemi se, në të kundërt, rrezikohet aderimi i vendit tonë në marrëveshje e organizma të caktuara ndërkombëtare".
Siç u theksua në përfundim të tryezës së rrumbullakët "Drejtësia shqiptare dhe Strasburgu - Impakti i Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut në legjislacionin shqiptar" ideuar nga Eni Çobani (pedagoge e departamentit të Drejtësisë dhe Minorit në Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Barleti), të hysh në Europë sNULLdo të thotë vetëm të përkthesh e të përshtatësh ligje nga vende të huaja, por duhet të fillohet të merret kultura e tyre, të merret qytetaria evropiane, duke ditur të përshtatet me tradicionalizmin kombëtar. Ndaj të ftuarit vlerësuan ndërgjegjësimin që debate të tilla me specialistë të vendit mund të ngjallin në brezin e ri e më gjerë. Sfida evropiane e së drejtës është vërtet e vështirë, por jo e pamundur.