U zhvillua ne daten 22 maj, konferenca "Politika aktive e qytetarit". Organizuar nga Universiteti Barleti, Departamenti Ekonomik dhe ai i Shkencave Politike, kjo konferencë pati si qëllim zgjimin e interesit të botës akademike dhe politik-bërësve mbi legjitimitetin e politikave si praktika me efikasitet për qytetarin.
Konferenca u zhvillua në dy panele diskutimi:
Në njërin prej tyre, atë të Shkencave politike, u synua të vihej thelbi tek - qytetari si burimi dhe qëllimi final i politikës;
- formulimi i konceptit të mirëqenies sociale si alternativë për të kaluar përtej të majtës e të djathtës;
- dhe domosdoshmëria e etikës në politikë.
Gjatë panelit të dytë, atë të shkencave ekonomike, u referuan mundësitë për platforma konkrete ekonomike në shërbim të zbutjes të pabarazive dhe reduktimit të varfërisë.
Në mbyllje të punimeve u arrit në përfundimin se drejtësia sociale është një nga shtyllat për matjen e efikasitetit qeverisës. Ajo nuk është vetëm procedurale pra nuk synon vetëm të sigurojë një nisje të barabartë një herë e përgjithmonë drejt konkurrencës, por dhe të sigurojë nisje të barabartë për çdo brezni qytetarësh, për të shmangur polarizimin dhe margjinalizimin.
Referatet e përgatitura me këtë rast u mbajtën nga prof. Ermelinda Meksi (anëtare bordi dhe pedagoge pranë UB), prof.as. Arben Malaj, prof. Bardhyl Çeku (përgjegjës i departamentit të Marketingut në UB), prof.as Gjergj Sinani (pedagog filozofie pranë UT), Vilma Premti (Drejtoreshë e përgjithshme e Shërbimit social shtetëror, pranë Ministrisë së Punës dhe Çështjeve sociale dhe Shanseve të barabarta), Zamira Çavo (prorektore UB), Gëzim Tushi (sociolog).
Universiteti "Barleti" synon qe te gjitha konferencat e tij shkencore, tNULLi perthyeje ne nje format te thjeshtuar per studentet, me qellim qe ata te ndjehen pjese e zhvillimit te mendimit akademik. Ne mbeshtetje te kesaj iniciative konferenca akademike "Politika Aktive per Qytetarin" iu percoll studenteve te Ekonomikut dhe Shkencave Politike prej vete, atyre pra studenteve, te cilet permblodhen per shoket e tyre referatet e takimit te zhvilluar nje dite me pare.